Banda e tritolit në Elbasan
Gjykata: Burg 6 të arrestuarve

Banda e tritolit në Elbasan<br />Gjykata: Burg 6 të arrestuarve<br>
ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për grupin e tritolit të arrestuar pak ditë më parë. Në burg janë lënë Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.

Të rinjtë sipas Policisë së Elbasanit janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen e tritolit. Gjatë operacionit “Porosia” të Policisë Elbasan u gjetën 82 kallëpe me tritol në banesat e të arrestuarve, si dhe u sekuestrua kanabis, armë dhe 400 fishekë. 

 

 

 

Të 6 të arrestuarit nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë. Report TV mëson se grupi i tritolit që u arrestuan në Elbasan, Pogradec dhe Gramsh u zbuluan falë një agjenti të infiltruar. Ky agjent kishte arritur të komunikonte me grupi dhe të kryente blerje tritoli me ta. Agjenti i infiltruar kishe kryer 4 porosi dhe kur u mor informacioni se grupi i tritolit po përgatiste një vrasje, atëherë u vendos të ndërhyhej. 

Policia dhe Prokuroria po heton këtë grup për disa ngjarje kriminale në vend. Fakti që atyre që iu gjetën 82 kallëpe tritoli, ngre dyshime se të arrestuarit kanë shitur mina me telekomandë në disa ngjarje kriminale në vend. 

6 të arrestuarit që u lanë në burg

Geraldo Yzeirllari

Kristi Maxhari 

Kristian Petani 

Edmond Abazi 

Gazmor Kokla

Ergest Lipo 
Banda e tritolit në ElbasanGjykata: Burg 6 të arrestuarve
(6 të arrestuarit sot përpara Gjykatës së Elbasanit)

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'