E rëndë në Burrel/ Banesa përfshihet nga flakët, 41 vjeçarja ndërron jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi

E rëndë në Burrel/ Banesa përfshihet nga flakët, 41 vjeçarja  ndërron jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi

Foto ilustruese

Burrel-Një shtëpi në Burrel është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Një 41 vjeçare  ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. Viktima është identifikuar si Fetie Cani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00.

"Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C)", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?



×

Lajmi i fundit

'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite

'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite