Ekspozita "Banesat e parafabrikuara - Histori me beton" do të përurohet në Galerinë Kombëtare të Arteve te merkuren pasdite ku pritet te jete e pranishme edhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni
Projekti i përgatitur dhe kuruar nga Gjergj Islami dhe Gjergj Thomai në formën e një ekspozite arkitekture, do të vijë i organizuar nga bashkëpunimi i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës - UPT dhe Arkivi Qëndror Teknik të Ndërtimit dhe mbështetjen e Institutit të Monumenteve te Kulturës, Galerise se Arteve dhe Ministrise se Kulturës.
Organizatorët bëjnë me dije se kjo ekspozitë vjen si një ndër tentativat e para për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare, në trashëgiminë e realizmit socialist.
Me anën e një njoftimi për shtyp, Ministria e Zhvillimit Urban njofton se qëllimi i realizimit dhe prezantimit të kësaj ekspozite është njohja me një nga modelet e zgjidhjes së problemit të strehimit në fundin e viteve 70' në Shqipëri. Banesat me pllaka të parapërgatitura, ose siç njihen ndryshe parafabrikatet, u eksperimentuan si tipologji banimi mbështetur mbi eksperiencat e Bllokut Lindor.
Në Shqipëri ato u realizuan me teknologji kineze dhe njohën një zhvillim mjaft intensiv deri në fillimin e viteve 90'. Synimi ishte racionalizimi i kostove, materialeve dhe kohës së ndërtimit nëpërmjet procesit të industrializimit të prodhimit të elementëve ndërtimore. Për këtë arsye, në Tiranë u ndërtua uzina e 2000 apartamenteve në vit, e cila mundësoi ndërtimin e komplekseve të banimit në mbarë vendin nëpërmjet parapërgatitjes së pllakave të mëdha prej betoni që transportoheshin e më pas montoheshin në kantier. Në Tiranë përllogaritet që rreth 6% e popullsisë sot jeton në këto ndërtesa.
Vizitori do të ketë mundësi të përjetojë një udhëtim në kohë duke u njohur sa me arkitekturën aq edhe me aspektet social-kulturore që lidhen me të. Një histori që shkon përtej pllakave të betonit rrëfehet në tone gri duke synuar hapjen e një debati mbi të ardhmen e stokut të banesave në Shqipëri.
/atsh/
/Shqiptarja.com