Banesat sociale – Bashkia e Tiranës apel këshilltarëve për miratimin e listës

Kryeministri Edi Rama i ka adresuar për zgjidhje Bashkisë së Tiranës një letër, ku një zonjë e cila është në listën e përfituesve të banesave sociale i kërkon kryeministrit ndihmë që lista të miratohet në Këshillin Bashkiak.
Bashkia e Tiranës, nisur nga shqetësimi i kësaj zonje dhe i shumë familjeve të tjera në nevojë që presin një strehë i kërkon Kryeministrit të lejojë anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak të miratojnë listën e familjeve që përfitojnë banesa sociale.
Ndërkaq, një vit më parë, Bashkia e Tiranës mori në dorëzim banesat sociale të përfunduara. Në muajin mars 2015, Këshilli Bashkiak u mblodh për miratimin e listës së përfituesve për 177 familje që plotësonin kriteret për strehim. Sipas njoftimit për shtyp, këshilltarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim refuzuan t'i miratonin, duke shtyrë mbledhjen. Si pasojë nuk është miratuar ende lista me 205 familje. /atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve