Në fund të muajit tetor Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës pritet të kalojë për miratim pranë këshillit bashkiak një listë të parë me emrat e përfituesve të banesave sociale me qira.
Por deri atëherë kjo listë duhet të kalojë edhe disa filtra të tjerë pranë komisioneve të bashkisë dhe më pas të marrin aprovimin e këshilltarëve kryeqytetas. 385 apartamentet në zonën e Shkozës janë gati prej disa muajsh dhe presin banorët e rinj ndërsa këshilli bashkiak ka miratuar edhe qiratë në varësi të sipërfaqes së apartamentit që variojnë nga 4 mijë lekë në 18 mijë lekë. Përfitues dhe të favorizuar nga ky program janë edhe ato familje që u prekën nga akti normativ i qeverisë. Ndërsa këshilli bashkiak ka rreth 3 muaj që nuk mblidhet për të diskutuar problemet që shqetësojnë qytetin dhe qytetarët.
/Shqiptarja.com