Banka e Shqipërisë: Do hetojmë
çdo transfertë mbi 1 milion lekë
Banka e Shqipërisë ka deklaruar se mund të bëhet verifikimi i çdo transferte bankare mbi 1 milion lekë dhe ka shpallur disa rregulla lidhur me pastrimin e parave.
TIRANE- Banka e Shqipërisë në një udhëzim të publikuar në Fletoren Zyrtare u ka treguar bankave të nivelit të dytë të gjitha rastet, kur ato janë të detyruara të raportojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parasë. Udhëzimi përcakton të gjitha rastet se kur sjelljet e subjekteve, organizatave jofitimprurëse, transaksionet, apo individët mund të jenë subjekt rreziqesh nga pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit ndërkombëtar.
Në përputhje me ndryshimet e fundit në legjislacion, detyrimi për të deklaruar burimin e të ardhurave në të gjitha transaksionet e kryera përmes institucioneve financiare do të ulet në 1 milion lekë ose kundravlerën në valutë të huaj. Me rregulloren e mëparshme, detyrimi për të deklaruar burimin vlente për shumat e barabarta ose më të mëdha se 1.5 milion lekë apo kundërvlerën në monedha të tjera, për transaksionet me para fizike.
Kategoritë e klientëve, veprimtaritë e të cilëve mund të jene tregues i nivelit të rrezikut më të lartë, përfshijnë klientë që kryejnë marrëdhënien e tyre të biznesit në rrethana të pazakonta të tilla si distancë e konsiderueshme dhe e pashpjegueshme gjeografike midis subjektit dhe vendndodhjes së klientit, lëvizje të shpeshta dhe të pashpjegueshme të llogarive në institucione të ndryshme dhe lëvizje e shpeshtë dhe e pashpjegueshme e fondeve ndërmjet institucioneve në vende të ndryshme gjeografike, klientë të cilët kanë një strukturë, natyrë apo marrëdhënie biznesi komplekse, që e bën të vështirë identifikimin e pronarit të vërtetë dhe strukturave kontrolluese, etj.
Këtu hyjnë edhe persona të ekspozuar politikisht apo klientë, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë në vende që nuk zbatojnë ose që zbatojnë pjesërisht standardet ndërkombëtare të ndalimit të pastrimit të parave.
Bankat duhet të raportojnë në rast të transferimeve të shpeshta dhe të papritura të fondeve nga llogaritë në një bankë në ato të një banke tjetër, pa një arsyetim të qartë ekonomik, veçanërisht kur bankat janë vendosur në vende të ndryshme gjeografike; po ashtu edhe për klientë që kryejnë veprimtari të biznesit që karakterizohen nga një qarkullim i madh i parasë dhe pagesave cash, në nivele të konsiderueshme
TransaksionetDuhet të raportohet lëvizja e madhe cash në restorante, pika karburanti, zyrat e këmbimit valutor, kazino, dyqanet e lavazhit të makinave, dyqanet e luleve, tregtarët e mallrave me vlerë të lartë, transportuesit e mallrave dhe të pasagjerëve, kompani bastesh sportive, etj
Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35