Kreditimi i ekonomisë po ruan një rritje modeste, por të qëndrueshme që nga mesi i vitit të kaluar. Ajo që bie në sy gjatë muajit Prill është se rritja e kredisë ka ardhur kryesisht nga sektori privat, ndërsa është vërejtur një ulje e kredisë për koorporatat publike, që ka qenë përcaktuese në rënien e totalit të kredisë për ekonominë.
Huaja për biznesin privat ngelet boshti i kreditimit të ekonomisë, me afro 66% e totalit. Me bazë vjetore, kreditimi i biznesit është rritur me 1.9%. Ndërkohë, kredia për individët është shfaqur në rënie të lehtë krahasuar me muajin Mars, por megjithatë edhe ky segment ruan një rritje vjetore pozitive, me 3.1% më shumë kundrejt Prillit të vitit 2014.
