MADRID, 26 mars /ATSH-AFP/ - Banka e Spanjës ka shkuar sot përtej parashikimeve të saj duke rritur PBB-në për këtë vit në 2,8 për qind, thekson ajo në raportin e saj tremujor si pasojë e masave të BQE-së, zhvlerësimit të monedhës euro dhe çmimeve të ulëta të naftës.
"Duke patur parasysh këtë përshpejtim të lehtë të aktivitetit, krahasuar me raportin e fundvitit 2014, mbështetur nga një rimëkëmbje e konsumit familjar, Banka e Spanjës bën me dije se pritet një rritje prej 0,8 për qind në tremujorin e parë", thotë banka në raportin e saj.
Ky konkluzion e lejon atë të rishikojë rritjen e PPB-së të parashikuar për vitin 2015 në 2,8 për qind, përkundrejt një parashikimi të qeverisë në 2,4 për qind.