Kreditë, të cilat kanë më shumë se tre muaj që nuk kthehen në banka arritën në 11.34% përqind të totalit të huasë në muajin janar, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me dhjetorin, ku tregues është rritur me 0.26 pikë përqindje.
Përgjithësisht janari shoqërohet me rritje të këtij treguesi, pasi ai zbret në dhjetor si rrjedhojë e fshirjes që bëjnë bankat nga bilanci të kredive të këqija në fund të vitit. Në vlerë absolute, huaja që nuk kthehet në afat në banka në muajin janar ishte 60 miliardë lekë, ose rreth 480 milionë euro. Në janar të një viti më parë, ky tregues ishte 74 miliardë lekë, ose rreth 580 milionë euro.
Treguesi i kredisë me probleme është ndihmuar dhe nga gjallërimi i aktivitetit të kredisë në muajin janar. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë në fund të muajit janar arriti në rreth 537 miliardë lekë, me një rritje prej 0.72% në raport me fundin e muajit dhjetor. Rritja ka ardhur në pjesën më të madhe si rrjedhojë e zgjerimit të huadhënies në valutë për për bizneset.
Përgjatë gjithë vitit 2018, sistemi bankar ka parë një rënie të nivelit të kredive me probleme. Në dhjetor të vitit 2018, 11.08% e totalit të huave ishin në vonesë më shumë sesa 3 muaj, nga 13.28% që ishin në dhjetor 2017 dhe duke arritur në nivelin më të ulët nga 2010-a.
Në krahasim me shtatorin 2014, kur ky tregues arriti në nivelin më të lartë që nga vitet 2000, duke prekur 25%, huatë e pakthyera në afat kanë rënë ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë arsyet lidhen me ristrukturimin e kredive, çka ka çuar në fillimin e shlyerjes së huave problematike si dhe të fshirjes nga bilanci të kredive që nuk ktheheshin prej më shumë se tre vitesh.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
5 Dhjetor, 14:22
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Më shumë borxhlinj sesa kursimtarë! Në 9 muaj depozitat e shqiptarëve u rritën me 527 mln euro! Janar-shtator, biznese e qytetarë morën 647 mln euro kredi
10 Nëntor, 17:20
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor, 13:21
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38
-
Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për mikrofinancën! Sejko: S’ka kredi pa analizë financiare
2 Tetor, 17:01
-
Fier/ U merrnin kartat ID dhe aplikonin për kredi në emër të qytetarëve, 2 të arrestuar! Ja si funksiononte skema (EMRAT)
2 Tetor, 11:55
-
Pronat e patundshme rrëmbejnë 25% të investimeve të huaja në Shqipëri, nuk ‘ndalet’ as kredia për blerje pronash
28 Shtator, 19:27
-
Korriku uli fuqinë e “borxhlinjve” për të paguar këstet! Rriten kreditë e këqija
10 Shtator, 15:31
-
Mikrokreditë, Sejko: Rregulla strikte për këdo që do hua, 18-vjeçarët nuk do të lejohen të marrin kredi! Ulim komisionet dhe interesat
5 Shtator, 14:07
-
Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
5 Shtator, 07:41