Banorët e Teksasit në SHBA u goditën nga Uragani Harvey dhe tashmë që ai ka kaluar ata kanë një problem tjetër, përballjen me krokodilët.
 
Rritja e nivelit të ujit në det dhe liqe, ka nxjerrë jashtë shumë krokodilë të cilët kanë përfunduar para dyerve të shtëpive, në rrugica apo edhe nën vetura.
 
Nga frika prej këtyre grabitqarëve, shumë njerëz janë mbyllur brenda, ndërsa nuk dinë se si t’i largojnë këto kafshë të frikshme.
 
“Vetëm lërini të qetë, sepse nuk janë agresivë po nuk i ngacmuat. Prisni derisa të vinë mbrojtësit e kafshëve për t’i marrë”, thuhet në paralajmërimet e policisë.
 
Ashtu si njerëzit, të frikësuar janë edhe krokodilët të cilët janë jashtë ambjenteve të tyre dhe kanë kaluar ditë të vështira nën pushtetin e ujit dhe erës.
 
krokodil

krokodil

krokodil

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com