Banorët e 'Big Brother Vip' imitojnë dhe ironizojnë Einxhel dhe Dj Dagz (VIDEO)

Disa nga banorët e “Big Brother VIP” kanë imituar e ironizuar marrëdhënien e Einxhel Shkirës me Dj Dagz brenda shtëpisë. Monika ka imituar momentet kur, sipas saj, moderatorja nuk do që Dagz ta puthë se ka vendosur produktet e kujdesit të lëkurës.

Aktorja u tregoi banorëve një rrëfim që Einxhel i kishte bërë një natë më parë: “Donte të vinte të më puthte, tha, unë isha me krem. Të nesërmen, tha, sa filloi të më puthte, unë kisha lyer fytyrën me ton. I thash fillove prapë me këto”.

Arjola përmendi fjalë të tjera të Einxhel: “Mos më puthni kur i kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up”. Më tej, Arjola imiton dhe mënyrën si i flet Einxhel Dagzit, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

Ndërsa Iliri, ngrihet në këmbë për të imituar Dagz. Sipas tij, Dagz është shumë i përfshirë, ndërsa moderatorja nga ana tjetër tregohet shumë e ftohtë. Beniada thotë se “ndoshta Einxhel nuk do të përfshihet shumë”, ndërkohë që Monika shprehet se “po re në dashuri, nuk i mendon të tjerat”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'