Disa nga banorët e Unazës së Re protestë pranë shtëpisë së Ramës në Surrel, polici-Balliut: Largojini urgjent (Debati)

TIRANE-Disa nga banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme me në krye deputetin e PD-së, Klevis Balliu protestuan për rreth 20 minuta pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Pas protestës si cdo pasdite te Unaza e Re, ata rreth orës 20:45 minuta mbërritën me pishtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë pranë shtëpisë së kryeministrit.

Policia kishte marrë masat duke formuar një kordon duke i ndaluar që të afrohen pranë shtëpisë, ndërsa Balliu kishte një thirrje për Ramën dhe një paralajmërim për policinë dhe Artan Markun. Ai i kërkoi Prokurores së Përgjithshme që të fillojë hetimet për projektin, pasi në të kundërt banorët do ta largojnë.

“Policisë dua ti bëj thirrje që të mos të bëjë asnjë presion apo shoqërime të kota, pasi nuk do të funksionojnë, banorët erdhën paqësisht te dera e këtij personi që është përgjegjësi kryesor për këtë situatë dhe aferë korruptive. Për cdo sëmundje që do të ketë njëri nga ata fëmijë që kanë 66 ditë në rrugë përgjegjësi do të jesh ti. Prokurorja e përgjithshme të fillojë hetimet, ose në të kundërt këta banorë do ta largojnë.

Nëse nuk institucione shtetërore do të fillojnë ti ndërtojnë këta banorë. Nëse nuk mbahet përgjegjësi për këtë aferë, nuk të le asnjë rrugë tjetër përveç përballjes totale dhe frontale” tha Balliu. Gjatë protestës pati edhe një moment të vogël tensioni mes Balliut dhe njërit prej punonjësve të policisë, i cili u shpreh se tubimi ishte pa leje duke u kërkuar që të largohen. 

Debati mes Klevis Balliut dhe punonjësit të policisë
Polici: Zotëri merre turmën dhe shpërndarje. Protesta është e kundraligjshme. Te shtëpia nuk ke punë, pasi do të veproj sipas ligjit. Mos nxit turmën. Të drejtën legjitime për të protestuar e ke te unaza, te sheshi, jo këtu të shtëpia.

Klevis Balliu: Nuk ka veprim të kundraligjshëm, trafiku nuk po bllokohet

Qytetari: Te shtëpia na ka ardhur, prandaj i kemi ardhur të shtëpia

Polici: Me kujdes dhe me qetësi largohuni urgjent tani. Sikur i ke organizuar largojini, se po shkelni ligjin.

Klevis Balliu: Asnjë nga nuk po bllokon rrugën.

Polici: Zoti deputet po nxit protestën, sikur i ke organizuar largoji tani

Klevis Balliu: Jo nuk e kam organizuar unë

Polici: Po të bëj thirrje largojini tani

Klevis Balliu: Banorët as nuk kanë bllokuar rrugën, kanë ardhur për të dhënë një mesazh dhe do të largohen paqësisht

Qytetari: Meqë kryeministri nuk dëgjon mesazhin tonë për 66 ditë, kemi ardhur këtu, kemi dalë për hall në mes të natës. Zoti kryeministër këta ministra duhet të jenë në burg, jo ne

Klevis Balliu: Asnjë nga banorët nuk ka punë me policinë. Mesazhin e dhanë tani do të vijojnë në punën e tyre

Polici: Po mund të largoheni

Klevis Balliu: Faleminderit! Respektojmë policinë e shtetit

Qytetari: Kërkojmë pse nuk ka një qëndrim për protestën 66 ditore, pse nuk anulohet projekti. Kërkesat tona po bien në vesh të shurdhët. Nuk kemi ardhur për qejf këtu.

Projekti i Unazës së Re prek mbi 300 banesa, një pjesë e të cilave janë me leje dhe do të marrin dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër që i kanë shtëpitë pa leje nuk do të përfitojnë. Por banorët që i kanë banesat pa leje nuk pranojnë që të largohen duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre, si pjesa tjetër që i kanë me leje. Bashkia dhe qeveria për qytetarët që i kanë banesat pa leje ka vendosur bonus qiraje 3 vite dhe përparësi për banesat sociale, disa nga banorët e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër janë në protestë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durres: 09/01/2019 11:38

    MIRE QE PO JU DURON KAQ SHUME EDI RAMA JU QE NDERTONI PA LEJE NE VENDE PUBLIKE QE PRISHNI PUNE MALOKE. SHQIPERIA NUK ESHTE E JUAJA ESHTE E TE GJITHEVE E KY POPULL KA ZHGJEDHUR EDI RAMEN QE TA MENAXHOJE.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/01/2019 09:54

    Ali Fahrri Balli Bába me 40 hajdutë!

    Përgjigju
  • arbian: 09/01/2019 07:51

    Ore se u trasha! Motra e ketij te "fortit", ishte dashnore e Delijorgjit, qe kishin bisnesin e Gerdecit bashke?

    Përgjigju
  • Sula: 08/01/2019 22:00

    O po shume po e duroni kete debil te Fahriut , duke e bere presion kryeministrit dhe kryeprokurores . Merrni me shqelma se ky nuk kupton ndryshe . Shko priteston tek kryeministria po deshe dhe jo tek shtepia e Rames qe eshte prone private. Policia duhet ta arrestoj per prishje te qeresus publike ne katundin Surrel . E oa krrici qe sia vari mjeri tek Asturi shkon deri ne katun

    Përgjigju
  • toni: 08/01/2019 21:52

    shkoni qe shkoni merni dhe nga nje brisk me vete.berber djali i fariut

    Përgjigju
  • Toni: 08/01/2019 21:50

    O te mjere,Rama e ka shtepine me leje jo pa leje sic e keni ju dhe kryetari juaj(Lulushi)...

    Përgjigju
  • Tata: 08/01/2019 21:49

    Po clidhje ka ky hale me kto banore ky si cduket asht perfasues i popullit te Pogradecit apo punon me turne si ne kohwn e BAB FARIUT.O DJAL NUK FUNKSJONON DEMOKRACIA KESHTU ME TE NGREHUR RROCKA TY SOT E NESER MU PO MW RRESPEKTIM TE INSTITUJONEVE SHTETRORE .PO SKE FAJ TI JE REVOLICJONARI I PARTIS DEMOKRATIKE SI QORRI YT BABA ME P.P.SH GERRMO TARE GERRMO SE KALLAMIN DO GJEJSH .

    Përgjigju
  • Fredi: 08/01/2019 21:10

    Duket si matrshim fashisto nazist i viteve `40. Mjere ne per keta barbare.

    Përgjigju
  • Arbër: 08/01/2019 21:09

    Rusosllavi balliu ka marr detyrën nga rusët që të provokojë edhe jetën private të kryeministrit...!!! Kjo është gjëja më e patolerueshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca