Banorët e Vunoit të frikësuar nga vjedhja e banesave, brenda 2 muajve 15 grabitje
Vjedhja e banesave në fshatin Vuno është shndërruar në një problem serioz për banorët. Sipas tyre, kjo situatë ka ngjallur frikë kryesisht tek të moshuarit, të cilët nuk dalin nga banesat nga frika se mos u vjedhin shtëpinë.
Në kulmin e sezonit turistik, vjedhja e banesave në fshatin Vuno pranë Bashkisë së Himarës është shndërruar në një problem serioz për qytetarët. Ata denoncojnë në "Report Tv" këtë situatë, teksa bëjnë të ditur se brenda 2 muajve në Vuno janë vjedhur mbi 15 banesa nga një grup hajdutësh që policia ende nuk e ka kapur.
Sipas banorëve, kjo situatë ka ngjallur frikë kryesisht tek të moshuarit, të cilët nuk dalin nga banesat nga frika se mos u vjedhin shtëpinë. Vjedhja e fundit në Vuno, sipas dëshmive të banorëve të zonës ka ndodhur ditën e djeshme.
Edhe pse gjatë sezonit veror Komisaritatit të Himarës i janë shtuar forca të tjera policore, që patrullojnë përgjatë gjithë zonës së bregdetit, situata e grabitjeve mbetet shqetësuese. "Report Tv" ka kontaktuar me përfaqësues të Policisë në Himarë dhe në Drejtorinë e Policisë Vlorë, të cilët kanë pranuar situatën problematike, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të grabitjes, pasi bashkëpunimi me policinë do t’i vijë në ndihmë uniformave blu edhe për kapjen ose identifikimin e autorëve.
Sipas policisë, në mjaft raste qytetarët i neglizhojnë denoncimet për vjedhje në polici, duke mos pasur besim te zbardhja e këtyre ngjarjeve. Por banorë të zonës nga ana tjetër shprehen se i kanë bërë denoncimet në polici, por grabitësit nuk janë kapur dhe situata e vjedhjeve vijon po njësoj.
Dyshohet se grabitësit janë banorë të zonave ku kryejnë vjedhjet, pasi ata i studiojnë lëvizjet e qytetarëve për të gjetur momentin e përshatshëm të grabitjes kur në shtëpi nuk ka njeri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor, 16:30
-
Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste
5 Dhjetor, 17:26
-
Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false
5 Dhjetor, 16:47
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor, 16:25
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor, 13:46
-
Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
28 Nëntor, 16:34
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor, 21:34
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor, 20:59
-
U arrestua për rrahjen dhe grabitjen e një italiani, Gjykata e Katanias liron 28-vjeçarin shqiptar! I skeduar më parë për drogë
21 Nëntor, 21:03
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor, 12:49
-
Itali/ Kërkohej prej vitit 2003 për grabitje të rëndë në Katania, arrestohet 45-vjeçari shqiptar! U kap gjatë operacioneve kundër drogës
14 Nëntor, 14:52
-
Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve
12 Nëntor, 09:50