'Barazia para ligjit, një lëvizje tektonike/ Rama: Kjo është merita e PS-së në luftën kundër korrupsionit

 

Kreu i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në Vlorë sërish për drejtësinë. Ai e ka quajtur një lëvizje tektonike, sipas tij qasjen e re të drejtësisë.

Rama nuk ka kursyer lavdërimet mbi Partinë Socialiste duke thënë se është mbështetja e socialistëve dhe merita e tyre për luftën që drejtësia është duke bërë ndaj korrupsionit.

Rama: Nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë. Çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit nuk mund të na kthehet në një arsye për t’u ndier fajtorë. Përkundrazi, unë jam krenar dhe e konsideroj këtë një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. Përtej të gjitha lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë, e kemi ende të vështirë ta shohim këtë proces me më shumë qetësi. Por do të shihet qartë se ky është momenti kur u hodh themeli i një ngrehine që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri – i barazisë para ligjit. Dhe kjo është meritë e PS-së.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama takon kandidatët në Vlorë: Bashkinë në vend ta mbështesin i vunë stërkëmbësha! Kritika deputetëve: PS s'duhet të jetë e 'dyerve të mbyllura'


H.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli