Barbana: Vodhën kujtimet familjare
tentuan të marrin Facebook-un e Ergit

Barbana: Vodhën kujtimet familjare<br />tentuan të marrin Facebook-un e Ergit
Këngëtarja Barbana Dini, motra e Ergi Dinit i cili humbi jetën nga një aksident tragjik mbrëmjen e 21 nëntorit përveç dhimbjes për familjarin e humbur tregon se nuk po i lënë të kenë një moment qetësie.
 
Ajo është shprehur se hakerat kanë vjedhur Facebook-un e nënës së saj ndërsa kanë fshirë fotografitë e mesazhet ngushëlluese.
 
Barbana Dini ka falënderuar djalin shkodran që ka mundur të rikthejë adresën e vjedhur dhe të gjitha mesazhet e fotografitë e fshira, e që gjithashtu ka tentuar të marrë edhe adresën e Ergi Dinit si edhe të anëtarëve të tjerë të familjes.
 
Këngëtarja i ka bërë thirrje ministrit Tahiri që të identifikojë dhe të verë para përgjegjësisë personin me nr e IP: 185 62.174.75! 
 
“Mbrëmë falë impenjimit të gjeniut te mirënjohur shkodran, Nilidon Pepushaj, u arrit që ‘Facebook’-u të rikthehej në pronësinë e nenës sime, pas një përpjekje të gjatë. Çuditërisht, ky person, qe vodhi Facebook-un, përdori të gjitha mënyrat për të mos e dorëzuar dhe tentoi të vidhte edhe profilin e vëllait tim Ergit si dhe te gjithë anëtareve te tjerë të familjes..!
 
U zbulua qe ai është përpjekur te manipulojë IP për te mos u identifikuar nga organet hetimore, duke përdorur si mbulim Islandën si vendndodhjen e tij. Duke falënderuar edhe njëherë nga zemra Nilidon Pepushajn djalin e mrekullueshëm qe na riktheu FB-në, të gjitha mesazhet e fshira te ngushëllimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashkë me to arriti të identifikojë IP e vërtetë të vjedhësit.
 
Çështja është se fenomeni i vjedhjes së profileve është problem shqetësues pasi rrjetet sociale nuk janë thjesht çështje argëtimi, por janë identiteti, jeta dhe dinjiteti personal i çdo njeriu. Veprime të tilla janë kriminale dhe të dënueshme me ligj, por fatkeqësisht ndoshta është ky momenti që ligje të tilla të vihen në zbatim. Prandaj, në emër të gjithë të abuzuarve nga këto pervers i kërkoj degës së IT pranë Policisë se Shtetit dhe ministrit Samir Tahiri të identifikojë dhe të verë para përgjegjësisë personin me nr e IP: 185 62.174.75”,
ka shkruar Barbana Dini.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri