/ATSH/. - Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ndeshja kundër Manchester City në kuadër të Ligës së Kampionëve është më e rëndësishme se El Clasico kundër Real Madridit.
"Kurrë nuk mund të parashikojmë El Clasicon. Ndoshta ndeshja e nesërme është më e rëndësishme se El Clasico", tha Iniesta gjatë nje konference për mediat.
Iniesta foli edhe për mundësinë që Barcelona të fitojë tripletën këtë sezon dhe pranoi se nëse ata i bëjnë gjërat siç duhet, atëherë çdo gjë është e mundshme.