UEFA i ka dhënë Barcelonës dritën jeshile për të luajtur ndeshjet e Champions League në stadiumin e tyre të rindërtuar, 'Camp Nou', thanë gjigantët e La Ligas këtë të mërkurë.
Lajmi vjen vetëm pak orë pasi Barça zyrtarizoi rikthimin në stadiumin e ri këtë fundjavë, për ndeshjen e kampionatit kundër Athletic Bilbao. Veç saj, më 9 dhjetor Barcelona do presë në 'Camp Nou' Eintrachtin e Frankfurtit për raundin e 6-të në fazën e ligës së Champions League.
Barcelona tha në një deklaratë se "UEFA e pranoi kërkesën, duke marrë parasysh se të gjitha kërkesat e nevojshme janë përmbushur". Kthimi në 'Camp Nou' do t’i japë fund një sage të rrëmujshme në të cilën Barcelona u detyrua vazhdimisht të shtynte rihapjen e njoftuar të stadiumit, pasi vonesat në ndërtim dhe dështimi për të siguruar licencat e sigurisë penguan planet e tyre.
Katalanasit u detyruan të luanin dy ndeshje në stadiumin e tyre stërvitor 'Johan Cruyff' me kapacitet 6,000 vendesh në javët e para të sezonit, pasi nuk arritën të merrnin lejen që u nevojitej për në 'Camp Nou', për arsye sigurie. Që atëherë ata kanë luajtur në stadiumin 'Olimpik' me 55,000 vende në kodrën Montjuic.
Barcelona do ta hapë kapitullin e ri në 'Camp Nou' kundër Bilbaos me një kapacitet të përkohshëm prej 45,401 spektatorësh të shtunën, me hapësirë për 105,000 tifozë kur niveli i lartë të përfundojë përfundimisht. Klubi e hapi stadiumin për 23,000 tifozë për të ndjekur një seancë stërvitore më herët gjatë nëntorit si një ngjarje prove në procesin e rihapjes.
Official statement https://t.co/4pKz0M30qf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 19, 2025
Komente






