Barcelona nuk shpëton Luis 
​Suarez nga dënimi, FIFA nuk e fal

Barcelona nuk shpëton Luis <br />​Suarez nga dënimi, FIFA nuk e fal
Barcelona nuk ia del që të shpëtojë Suarez nga dënimi që mori pas kafshimit të Kielinit edhe pas një super lobimi që preku të gjitha nivelet. Komisioni i Disiplinës konfirmoi 8 ndeshjet pezullim.

Tolerancë zero ndaj Luis Suarez. FIFA nuk tregon aspak mëshirë ndaj uruguaianit për kafshimin, ndonëse vetë italiani ka deklaruar herë pas here se penalizimi i Suarez është paksa i ekzagjeruar.

Në një kohë kur presioni në çdo formë ndaj qeverisë së futbollit nuk ka munguar. Sulmuesi u ndëshkua me 9 ndeshje, por një prej tyre e kaloi në stol, kur Botërori i Brazilit nuk kishte përfunduar ende. Luis Suarez duhet të qëndrojë jashtë çdo aktiviteti futbollistik për 4 muaj rresht.

Barcelona duhet të presë ende edhe disa muaj, për ta parë blerjen më të bujshme në debutim me ngjyrat blaugrana. Gjithsesi më 8 Gusht pritet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, i cili mund të marrë në konsideratë edhe deklaratat e mbrojtësit Italian si edhe faljen publike të Suarez.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive