Ish-deputeti Bardh Spahia ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë se 'qytetarët paguajnë dyfish për shërbimet shëndetësore'.
Spahia ka publikuar të dhënat e Eurostat, sipas të cilit shqiptarët shpenzojnë më shumë se vendet e rajonit për shërbimet shëndetësore.
'Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut', shkruan Bardh Spahia.
Sipas ish-deputetit kjo pagesë dyfishe vjen 'pasi qeveria i vjedh shqiparët me koncensione dhe tenderave të errët'
Bardh Spahia thekson se 'realiteti nuk mbulohet me propagandën e ERTV-së'.
Rezultatet e publikuara nga Bardh Spahia
Statusi i plotë i Bardh Spahisë
'Qytetaret paguajne dyfish sherbimin shendetesor pasi qeveria i vjedh!!!
Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.
Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!
Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3197
Lajme të tjera
-
Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës me diasporën: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat nxitën më shumë pjesëmarrje
10 Maj, 20:31
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr/ Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë! Pjesë do jetë dhe nd.sekretari O'Brien
10 Maj, 20:27
-
Kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak telefonon Edi Ramën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe trajtimin e çështjes së emigrancionit
10 Maj, 12:53
-
'Hartim i klasës së parë' Basha komenton pr/rezolutën e Ramës për antikorrupsionin: Klithmë paraelektorale e konceptuar keq
10 Maj, 11:48
-
Vangjeli: Tre kabinetet paralelë me Ramën kryeministër
10 Maj, 11:40
-
Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë
10 Maj, 08:16
-
Mero Baze: Kush do ta votojë reformën e re antikorrupsion?
9 Maj, 20:56
-
Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas 18 vitesh të dielën: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar
9 Maj, 20:34
-
Skënder Minxhozi: Mitingu i Athinës, Fshesës i është vënë fshesa!
9 Maj, 20:14
-
Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje: U kërkua që në prill! Mund të ketë incidente, kërkesa është e madhe
9 Maj, 19:43
-
Media: Rama më 12 maj në Athinë takon shqiptarët në stadiumin 'Galatsi'! Reagon Ministri i jashtëm grek: Vizitë e parakohshme, por s'mund ta ndalim
9 Maj, 16:53
-
'Toleranca kërkon angazhim, të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura'
9 Maj, 16:29
O i biri Spiunit Ali Spahise Badhkepuntorit te Sigurimit te Shtetit
Përgjigju