Pas zgjedhjes si kryetar i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur për herë të parë grupin e deputetëve të PD-së. Në nisje të mbledhjes, disa nga deputetët të PD-së në një prononcim për mediat, nënvizuan faktin se partia duhet të bashkohet, ndërsa ende nuk kanë një emër për kryetarin e ri të partisë.
Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse mund të rikthehet Basha në drejtimin e PD-së, u shpreh se gjithkush ka të drejtë të që të rikandidojë.
‘Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia.’- tha Alibeaj.
Por deputeti Dashnor Sula thotë se nuk duhet të ketë një rikthim të Bashës në krye të PD-së. Sipas tij nëse duan që të kenë konfliktin e hapur, rikthimi i Bashës do ishte një zgjedhje e gabuar.
‘Qëndrimi im ka qenë i prerë. Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim. Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Do mbështes çdo kandidat të opozitës. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit. Unë asnjëherë nuk i kam fryrë frymës së përçarjes. Përçarja është fatale për opozitën.’- tha Sula.
Po ashtu edhe deputeti Saimir Korreshi theksoi se Basha, Alibeaj dhe Berisha nuk duhet të rikandidojnë më nëse duan bashkimin e PD-së. Korreshi tha se do t’i kërkojë Bardhit që të marrë iniciativë për bashkim me Berishën.
'Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Unë mendoj se ka marrë koston elektorale. Ne presim që të bashkojmë PD-në. Unë me të thënë të drejtën di që shumica e grupit parlamentar do të mblidhet sot. Është turp që ne nuk mblidhemi bashkë. I bëj thirrje Bardhit që të marrë inictivë për bashkim!’-tha Korreshi.
Kësaj mbledhje ju bashkuan 18 deputetë, ndërsa paralel me të deputetët e tij I mblodhi edhe Sali Berisha. Ky I fundit shmangu diskutimet e brendshme, ndërsa kërkoi ngritjen e një komisioni për shkeljet në zgjedhje. Ndryshe nga Bardhi, Berisha mblodhi vetëm 14 deputetë.
Deputetët që ishin të pranishëm në mbledhjen e Bardhit
1.Gazment Bardhi
2.Dhurata Cupi
3.Saimir Korreshi
4.Arbi Agalliu
5.Lefter Geshtenja
6.Dashnor Sula
7.Enkelejd Alibeaj
8.Orjola Pampuri
9.Selaudin Jakupllari
10.Jorida Tabaku
11.Qani Xhafa
12.Bledion Nallbati
13.Ferdinad Xhaferraj
14.Zheni Gjergji
15.Flutura Acka
16.Merita Bakiu
17.Andia Ulliri
18.Eralda Bano
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se PD do të nisë një tur dëgjese me demokratët. E pyetur nëse do të marrë postin e kryetares së PD-së, Tabaku tha se është në një fazë konsultimi.
‘Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës.’- tha Tabaku.
Gazment Bardhi ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike. 18 deputetë janë të pranishëm
- 1.Gazment Bardhi
- 2.Dhurata Cupi
- 3.Saimir Korreshi
- 4.Arbi Agalliu
- 5.Lefter Geshtenja
- 6.Dashnor Sula
- 7.Enkelejd Alibeaj
- 8.Orjola Pampuri
- 9.Selaudin Jakupllari
- 10.Jorida Tabaku
- 11.Qani Xhafa
- 12.Bledion Nallbati
- 13.Ferdinad Xhaferraj
- 14.Zheni Gjergji
- 15.Flutura Acka
- 16.Merita Bakiu
- 17.Andia Ulliri
- 18.Eralda Bano
SKANDAL: 18 deputet nuk zgjedhin dot 1 kryetar të PD të përkohshëm. 1.Siç duket të 18 d3putetët kërkojnë të jen KRYETAR. 2.Që pa filluar mbledhja e deputetëve japin mendime të çuditëshme.Dashnori Peqinit bën përjashtim Lulzim Bashën për kandidim,Kur ky i fundit zbatoi direktivën Amerikane për përjashtimin e NON GRATËS nga grupi kuvëndor.Kur po këta..i than bëj një hap pas me pretekstin se do tërhiqej edhe Saliu. -Kur Sb nuk u tërhoq por u hodh në sulmë kundër Amerikës..tashmë nuk po kërkojnë të iki Sb që humbi zgjedhjet..por lënien pas tij. Amerika po vëzhgon sa militant qorra po mbështesin S.Berishën. E keqa më e madhe,marrzi..është Sb dhe jo L.Basha që zbatoi vetëm detyrat e Sb në 10 vite..!
PërgjigjuSi ka mundesi qe keta zgjedhin gjithone me te pa aftin?E cuditshme.
Përgjigju