Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 akuzat: Në 4 vite përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për vila e udhëtime duke përfshirë banesën në Hamallaj

Report Tv zbardh dosjen hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen që është plot 400 faqe, të siguruar nga gazetarja Keti Banushi, thuhet se Ahmetaj mori përfitim të parregullt rreth 500 mijë Euro për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme, duke futur dhe emra të tjerë në këtë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Këtë shumë të konsiderueshme, Ahmetaj e ka përfituar për vila, apartamente dhe udhëtime bashkë me të afërmit. Vila në Hamallaj e bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, sipas dosjes, fillmisht ishte në pronësinë e Klodian Zotos.  

6 episodet korruptive

Episodi i parë ka të bëjë me një shumë prej 170.480 euro, në vitet 2016-2017, duke u paraqitur si pagesa të bëra nga Arben Ahmetaj dhe Albina Maçka për dy apartamente me sipërfaqe 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Kjo shumë parash sipas SPAK është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.

Episodi i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Është pikërisht vila në të cilën është përfitues Ahmetaj dhe është në pronësinë e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Edhe këtë e ka përiftuar në mënyrë të tërthortë nga biznesmenët në vitin 2017.

Episodi i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit u paraqit si pagesë e bërë për llogari të ish bashkëshortes së ish zv.kryeministrit, Albina Mançka dhe vetë Arben Ahmetaj përkundrejt një shitje ndaj Besmir Priftit për një apartamentit me sipërfaqe 178 m2 në zonën e Selitës. Edhe kjo shifër dyshohet se është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto e Mërtiri dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet Besmir Prifti.

Episodi i katërt ka të bëjë me shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit  Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj I shiten Sonila Goxhaj, një apartament dhe një garazh në Selitë, vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k. 

Episodi i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34. 422 euro, e financuar nga biznesmenët e inceneratorët që është përfituar gjatë viteve 2013-2017. Kjo shumë është përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh. Pagesat janë kryer drejtpërdrejt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.

Episodi i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitet 2019 dhe 2020 në format e pagesave të bëra nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë të inceneratorit “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.

Këto përfshihen në dosjen e SPAK që është dorëzuar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Ahmetaj dhe t’i hapet rrugë kontrollit të pasurive dhe arrestimit të tij. Ahmetaj është i dyshuar për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

"Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur mbi prova se shtetasi Arben Ahmetaj, bazuar në lidhjet dhe miqësitë e hershme që ka pasur me shtetasit Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) dhe Klodian Zoto, ka ndikuar në përfitimin prej këtyre të fundit, për arritjen e nënshkrimit të kontratës së koncensionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë. Ky dyshim i arsyeshëm mbështetet edhe në provat e administruara deri në këtë moment" thuhet në dosjen e SPAK siguruar nga Report TV.

Dumani i kërkon kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që shqyrtimi i kërkesës të bëhet me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin hetimor. Në fund të vitit të kaluar SPAK dërgoi në gjyq dosjet e për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit me grupet e të akuzuarve të parë, duke veçuar e mbajtur në hetim fashikullin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Në 9 mars të këtij viti, GJKKO miratoi kontrollin e banesave të gruas dhe ish-bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Këto pasuri u sekuestruan ndërsa ankimi i avokatëve në emër të dy zotërueseve të pasurisë, u rrëzua nga gjykatat që lanë në fuqi bllokimin e aseteve. Më 22 qershor, Ahmetaj u mor për 6 orë në pyetje në SPAK, ku mohoi akuzat. Ai është zyrtari më i lartë që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj, deklarim të rremë për një pallat te “Shallvaret”! Fshehje e 170 mijë eurove në 2 vjet

1687448806_WhatsAppImage20230622at17.45.40.jpeg

Dosja hetimore e SPAK  për Arben Ahmetajn rendit një sërë shkeljesh ligjore. Ka bërë deklarim të rremë për një pallat të ndërtuar te “Shallvaret” në Tiranë. 
Në dosjen e siguruar nga Report TV  Ahmetaj akuzohet dhe për fshehje të mijëra eurove. 

"Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M..

Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër është pasqyruar nder vite, né deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoratin e Deklarimit te Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me perafersi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare prane ISP Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim ka pasur si qellim blerjen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine e ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004-korrik 2006"

Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani sh.p.k., shtetasit V.K. dhe E.M..

-Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vertete dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër, përkundrejt një “shitje ndaj shtetasit A.B…

Ora 22:16
Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj, vilën në Palasë e përfitoi nga biznesmeni Mondi Begaj, u arredua si hotel nga Klodian Zoto dhe jepej me qera 2 mijë euro muaji

1687448949_ahmetaj.jpeg

Prokuroria më tej ka identifikuar se Ahmetaj ka shtënë në dorë një pasuri të paluajtshme siç është Vila me nr. 73 në Green Coast Palasë, ku në transaksione të ndërmjetje janë përfshirë dhe biznesmeni Mondi Begaj shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV.

"Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se një person dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mondi Begaj, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, një shtetaseje, mikeshe e ngushtë e personit të sipërpërmbendur.

Shtetësja Albina Mançka ekziston dyshimi se ka shtënë në dorë një pasuri të paluajtshme siç është Vila me nr. 73 në Green Coast Palasë, ku në transaksione të ndërmjetme janë përfshirë shtetasit Mond Bega nëpërmjet firmës së tij Inerte Ekpress sh.p.k. 

 

htetasi Arben Ahmetaj, ekziston dyshimi se ka investuar në pasuri të paluajtshme në pronësi të tyre, siç është pasuria e identifikuar si AIRBNB me emrin "Casa Alba"dhe se këto investime ekziston dyshimi se janë paguar nga shoqëria Integrated Technology Service sh.p.k. (ITS)."

Prokuroria thotë dhe për vilën në Palasë, e quajtur “Casa Alba” ka dyshime mbështetur në prova, se shoqëria "Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj në kuadrin e ristrukturimit dhe arredimit të vilës ambjentit hotel.

Në dëshminë e saj ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka, thotë se vila e cila jepej me qera për 2 mijë euro në muaj për t'u përdorur si hotel e ka administruar deri në fund të gushtit 2022 ndërsa pas divorcit e mori Ahmetaj.

Pasi ambjenti u përshtat në AIRBNB ra covidi dhe për rreth një vit nuk është dhënë me qera. I kemi vënë emër "Casa Alba", meqënëse mua më thërrasin shkurt Alba vajzat e mia. Unë gjeta një shoqeri e cila quhet Choose Balkan, e cila merret me menaxhimin e dhënies me qera, prej 2000 euro në muaj. Edhe ujin dhe dritat i paguan kjo shoqeri kurse tatimin në burim e paguajmë ne. Por ku këtë pronë e mori Arbeni më duket se ai këmbënguli që ta paguante shoqëria tatimin në burim. Unë pronën e kam administruar deri në fund të gushtit 2022 dhe kur është bërë kontrata e re, e mori Arbeni, pas divorcit. Të ardhurat e kishim ndarë që do shkonin për shkollen e goces se vogël...". 

Përsa më sipër, sipas prokurorisë konstatohet se edhe në lidhje me apartamentin e shndërruar në hotel, me emrin "Casa Alba" mbështetur në të dhënat e administruara ka dyshime të arsyeshme, mbështetur në prova, se shoqëria Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj"

Gjithashtu thuhet se kjo vilë nuk është deklaruar në deklarimin e pasurisë së vitit 2021 dhe dorëzuar në 2022 të Arben Ahmetaj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

"Referuar deklaratave të pasurisë së shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka nuk rezulton të jetë deklaruar Vila me nr. 73 ndodhur në Green Coast Palasë. Gjithashtu, referuar deklaratës së pasurisë me nr. 1573 të vitit 2021, të dorëzuar më datë 26.10.2022, rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj, ka deklaruar si banesë të tij atë të ndodhur në rruga Kongresi i Lushnjes, Nd. 5, H. 10, Njësia Administrative nr. 7, Njësia Bashkiake nr. 7, Tiranë dhe nuk deklaron asnjë vendqëndrim tjetër. Në datë 11.01.2021 shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të jetë bërë babai i të miturës K.Ahmetaj nga lidhja që ka me shtetasen Erjola Hoxha, ku në çertifikatë familjare është përcaktuar atësia Arben dhe amësia Erjola."

Prokuroria thotë se  vila në Green Coast Palasë është pronë e fshehtë e të dyshuarit dhe është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

"Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme. Përsa më sipër, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzmi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket: Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M..

Ora 21:37
Provë në dosjen e SPAK për Arben Ahmetaj dhe blerja e vilës 200 mijë euro në Hamallaj nga bashkëjetuesja e tij

 

1689016829_1679662807finalprojekt.00120720.Still027.jpg

Pjesë e dosjes është dhe blerja e apartamentit me vlerë 220 mijë euro në 31 mars 2022 në Hamallaj, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish ministrit Arben Ahmetaj. Vila aktualisht është e sekuestruar nga SPAK,

Në dosje tregohet se Artan Gjokaj, këshilltari i Ahmetaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në 17 shkurt 2022.

Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Më pas Erjola ka përdorur këto para për të blerë apartamentin me vlerë 220 mijë euro në 31 mars 2022 dhe që është bllokuar nga SPAK.

Bëhet fjalë pikërisht për vilën që kishte porositur Klodian Zoto, pronari i kompanisë së inceneratorëve. Zoto e ka kaluar vilën tek Gerian Kuke, një biznesmen me lidhje të forta me Ahmetajn. Më pas Kuke e kaloi vilën në emrin e Erjola Hoxhës. 

“Pas shitjes së asetit si më sipër, shuma e parave që paraqitet se është paguar nga shtetasi Artan Gjoka në vlerën 130 000 euro, për blerjen e një apartamenti që vetëm katër vite më parë kishte kushtuar 45 000 euro, i kalon si dhuratë Erjolës, nga prindërit e saj.

Po më datë 28.02.2022 prindërit e Erjolës nënshkruajnë deklaratën mbi dhurimin e parave të shitjes vajzës së tyre, Erjolës.  

Pas këtij momenti, me kontratën e shitjes së pasurisë së paluajtshme me Nr. 1778 Rep., dhe Nr. 812 Kol., date 31.03.2022 të lidhur para noteres Ridvana Ruçi rezulton se Rovena dhe Gerian Kuka i shesin shtetases Eriola Hoxha pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, në shumën 220 000 euro ose 26 884 000 lekë.

Më datë 07.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën …shumën prej 130 000 euro sipas kontratës 1778/812 datë 31.03.2022. Më datë 07.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën …shumën prej 44 300 euro sipas kontratës 1778/812 date 31.03.2022. Më datë 08.04.2022 Erjola Hoxha derdh në bankën ....shumën prej 45 700 euro” thuhet në pjesë të dosjes të siguara nga Report TV.

Ora 19:33
Dosja e SPAK zbulon VKM që dakordësoi Arben Ahmetaj për inceneratorët

1685014811_ahmetaj.jpeg

Në dosjen e SPAK që është siguruar nga Report Tv thuhet se Arben Ahmetaj ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

Në datën 19 janar 2016, Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore dhe në datë 28 janar 2016, paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministriëe qe ai drejton.

Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.

Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.

Ora 19:30
Aksidenti i Ahmetaj në Maqedoni, provë në SPAK! Dëshmia: Në makinë me të ishte edhe biznesmeni i inceneratorëve Mirel Mërtiri

 

Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt dhe një nga njerëzit më të besuar të tij ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.

Gjatë dëshmisë së saj Ollga Gjoka, bashkëshortja e Artanit ka deklaruar se kanë miqësi familjare me Arben Ahmetaj. Gjithashtu Artan Gjoka shfaqet në lidhje te ngushta me shtetasin Arben Ahmetaj por edhe me shtetasin Mirel Mërtiri.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 13 korrik 2017, në orën 14.22 shtetasi Artan Gjoka ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet PKK Kapshticë, me automjetin me targa AA 908 PY dhe po në këtë datë dhe në të njëjtën orë, me të njëjtin mjet ka dalë edhe shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri.

Sipas asaj që i ka thënë bashkëshorti, Ollga tregon se nga aklsidenti u lënduan Ahmetaj dhe Mene, të cilët u trajtuan në spital. Këto detaje u raportuan dhe aso kohe në media kur pati edhe akuza ministri me miq të tij kishin shkuar për pushime jashtë vendit.

“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene it ha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, tregoi Ollga.

 

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde lujna asishne: 11/07/2023 09:52

    Birat e tija të hunes t'kallxojnë që ky është hajn

    Përgjigju
  • Loni: 11/07/2023 08:39

    Ky per 4 vjet mos i ka marre nja 5 mln se 500 i bone ushtaret e ketij per 4 vjet. Hetimet e ketyre aman

    Përgjigju
  • Klodi&Xhoi: 11/07/2023 07:32

    Universiteti pavarsia nuk eshte vetem me leket e Ahmetajt po jane dhe leket e droges te Zvicres te mbledhura me djerse nga Adi Universitetit

    Përgjigju
  • Universiteti Pavarsia Vlore: 11/07/2023 07:30

    Spaku keni djalin e tezes te tigrit ne Vlore Ardi mjelloshin qe geston Universitetin Pavarsia dhe hotelin ne lungomare.Ard Hunderi sypeshkaqeni i thon

    Përgjigju
  • Trump: 11/07/2023 07:28

    Keta te Spakut i hetojne per krime pa rendesi dhe harrojne pjesen e madhe te tortes. Ne rastin konkret perse nuk hetohet per shembull sesi ky hajdut ordiner menaxhoi parate e rindertimit te termetit, fondet shteterore dhe ato qe derguan emigrantet?! 500k euro ky i ka pasur nje kafe.

    Përgjigju
  • Avukati: 11/07/2023 00:04

    O spak po i hetoni dhe parat qe ka me djalin e tezes ne vlore ka shpi tripleks ka hotel ka universitet privat eshte ortak me kriminela ortak me bujar lesken ushtari numer nje i mukallarve ku i gjeten qe po bejne hotele dhe pallate

    Përgjigju
  • fisnik: 10/07/2023 23:16

    Te arestohet dhe te gjykohet por vilat ne Lalz ja kane kaluar blloku sepse te gjith udheheqesit ne bllok ishin me qera ndersa ne Lalz i kane bere me "djersen e ballit". Ne se do te kete ndonje here drejtesi te filloi nga Lalzi nga kulla e Berishajve, Metajve, Nokajve e me radhe.

    Përgjigju
  • toni: 10/07/2023 23:13

    Keni dhe dy drejtora qe ka emeruar Tigri prej letre nje te Agro kredit dhe nje te ATK! Imagjinojini si jane ordinera halabaker! Cojini me tigrin te kalin sapuni ! Po doni fakte ka plot se hajduter klasi jane te dy!

    Përgjigju
  • hahaha: 10/07/2023 22:59

    keta nuk dine as ti japin makines :)

    Përgjigju
  • xhemal: 10/07/2023 21:42

    Po' saliu ?????spaku eshte nje shtojce e salikes..dumet,dudumet Jane militante te saliut...pa' u gjykuar saliu ,salizmi si menyre te menduari e vepruari shqiperia do kete shume veshtiresi ne progres..Jane g

    Përgjigju
  • Loni: 10/07/2023 21:08

    Ti SHTOHET edhe AKUZA pèr GENOCID ndaj FÈMIJÈVE SHQIPTARÈ , sepse kushedi sesa FAMILJE janè RRÈNUAR dhe NUK I kanè konsumuar 3 VAKTET e USHQIMIT , nga HIENA dhe KANIBALÈ tè tillè si Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj GRABITQARI !!!! BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG té PÉRJETSHÉM dhe té marri 7 DÉNIME té PERJETSHME , pa tè drejtèn e LIRISÉ me kusht dhe ti KONFISKOHET gjithçka , qé ky KANIBAL DISPONON !!

    Përgjigju
  • Rama: 10/07/2023 21:07

    E kush nuk ben 1 vit e gjysem per gjith ate pasuri....?!

    Përgjigju
  • GazmendKL: 10/07/2023 21:01

    Tigri! Miku ime; djegia e inceneratorit! po privatizimi i CEZ? energjia elektrike duhet të "trondisë", ka kuti pandora atje. skandal shumë më i madh po vjen. merrni kokoshkat tuaja dhe uluni për të parë "Operacionin e duarve të pastra"

    Përgjigju
  • Rroftë Rama: 10/07/2023 18:22

    Ky vend do bëhet duan apo s'duan njerëzit e thjeshtë - Arben Ahmetaj

    Përgjigju
  • Ky lajm: 10/07/2023 18:21

    Tregon sesa e sukseshme është qeveria në vjedhjen e popullit

    Përgjigju
  • Ben: 10/07/2023 18:14

    Me 500.000€ Tigri(tani prej letre) fshi by....Ne qote se e akuzojne per kete shumë,futja kot.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/07/2023 00:50

      Ti dashke ta denosh me shume se 1 vit or teeeejjjjj

  • Tepelena: 10/07/2023 18:02

    Presim komente te llojit “ai e ka siguruar jeten e femijeve. Me siguri do ia hedhi me 1 vit burg per shperdorim detyre.” Arrestimi s’duhet pare si perparim i reformes ne drejtesi. As denimi i Tahirit, dhe gjyqet qe po zhvillohen ndaj socialisteve te tjere. Jo! Publiku nuk duhet lejuar ti konsideroj si progres i sistemit te drejtesise! Nuk duhen bere krahasime me drejtesine e kohes se Saliut. Duhen permendur sa me shpejt shembuj qe mbeshtesin opinionin se ne Shqiperi s’ka progres. Demokratet do perqendrohen te korrupsioni aktual qe nuk eshte denuar ende. Ndersa supaxhinjt e Athines nuk do ngurojn as nga retorika e llojit “Po te kishte drejtesi Saliu do ishte ne burg. S’behet ky vend.” Jo sepse ata e urrejn Saliun, sepse ne kohen e Saliut Greqia fitoi territor detar. Por sepse do shfrytezojn cdo metod per te ushqyer pesimizmin dhe emigrimin e rinise.

    Përgjigju
    • Mico i Taqis: 10/07/2023 18:20

      Po të kishte drejtësi Bejleris do ishte i lirë sot dhe Ilir Metaj do ishte brenda në burg se të njëjtën gjë bëjnë, korrupsionin, blejnë vota, bëjnë thirrje terrorise kundër shtetit drejtësisë. Pse Bejleris u kap dhe Ilir floriri jo?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?