Bardhi nga Puka: Rama mori paratë e pensioneve dhe i çoi për 'Portin e Durrësit'

Bardhi nga Puka: Rama mori paratë e pensioneve dhe i çoi për 'Portin e Durrësit'

Gazment Bardhi

Deputeti i Rithemelimit Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Pukës. Në fjalën e tij Gazment Bardhi artikuloi akuza ndaj qeverisë ndërsa e cilësoi korruptiv projektin e Portit të Durrësit.

“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar në Partinë Demokratike. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet medoemos të jetë në pushtet, por sepse PD është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve jo më pak se 300 euro. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Çfarë bëri Edi Rama. Në vend që të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për korruptiv të portit të Durrësit. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port që kemi dhe me lekët e shqiptarëve të bëjmë një të ri. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?