Shoqata e Bareve dhe Restoranteve i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Rama duke i kërkuar që të mos kenë kufizim orari kur këto aktivitete të hapen sipas kushteve të përcaktuara pas 18 majit.
Ata theksojnë se në fashën e orarit 05:00-17:30 është orar zyrtar pune për të gjithë qytetarët dhe për këtë nuk mund të kenë klientë.
Për këtë arsye ata kërkojnë që për këto aktivitete të mos ketë fashe oraresh, ndërsa theksojnë se kujdesi për mbrojtjen ndaj infektimit me COVID-19 të qytetarëve do të jetë maksimal.
Pas 18 majit do të kemi një hapje të pjesshme të bareve dhe restoranteve, por vetëm pjesën e jashtëm dhe të hapur të tyre . Ndërsa shërbimi brenda ambienteve të lokalit do të jetë rreptësisht i ndaluar. Sipas rregullave të përcaktuar në tavolinë nuk do të jenë më shumë se dy persona dhe ato duhet të ruajnë distancën mes tyre me 1 metër. Ndërsa distanca mes klientëve nga tavolina në tavolinë duhet të jetë në 2 metra.
Duhet zgjatur orari dhe te hiqet levizja me leje.Thjesht maskat te jene te detyrueshme ne ambientet e mbyllura.Une kam nje biznes veshjesh dhe kjo jave ishte 0! Pra thjesht i hapem dyqanet me i ajros e me dal nga shtepia! Kujt ti sherbenim?
PërgjigjuNJEHERE per njehere deri ne 5;30 mire eshte,,,me vone pas nje muaji mund te shtohet deri ne 10 te darkes jo me shume…...
PërgjigjuVera eshte nga "ato" qe ca do te thote Lideri Global ia mbeshtet pa llogjikuar nese eshte mire apo keq !
Ku i gjeni kto oraret ore
Po si qenka mire oj Verë? Si mund te punoje biznesi kur ja pergjysmon oret e sherbimit? Nga pervoja ime ne biznes oret e pasdites kane me shume shitje! Pastaj mos valle infektimi behet sipsa fashave orare? Jo njelloj infektohesh si ne 5.29 ashtu dhe ne 5.31 nese nuk i zbaton masat mbrojtese! Thjesht kjo mbyllje eshte sepse nuk ka polici me kontrollu popullin!
Shume shume e drejte!! Pa lidhje fare, nuk e kuptoj kush e keshillon per keto “rregulla te reja”..!!
Përgjigju