Barile, traditat arbëreshe,mbijetojnë
falë Shoqatës “Interkultura”

Barile, traditat arbëreshe,mbijetojnë<br />falë Shoqatës “Interkultura”
Në Barile, një nga pesë komunat arbëreshe në Rajonin e Bazilikatës në Itali, bashkë me Maschito, Ginestra, San Paolo Albanese e San Costantino Albanese. Traditat antike të këtyre zonave, mbijetojnë falë  shoqatës socialo-kulturore `Interkultura`. Një shoqatë e krijuar në vitin 2003, nga Giovina Paternoster, në bashkëpunim me koreografin me origjinë shqiptare, balet-maestër, Robert Lani, duke pasur si qëllim përcjelljen e trashëgimnisë barileze, të lidhur me atë arbëreshe.
Barile, si pjesa më e madhe e vendeve me origjinë arbëreshe, është një vend i vogël, në Monte Vulture, ku prodhohet vaji i ullirit, vera Aglianico e Vulture dhe gështenjat. Kjo zonë e Italisë , është populluar nga shqiptarët në vitet 1478, 1597, 1647.

Presidenti i shoqatës `Interkultura`, Giovina Paternoster,  me në krah një grup femrash, në sintoni dhe në bashkëpunim me balet-maestron Robert Lani, që në Barile ka krijuar edhe shkollën e kërcimit arbëresh. Gjatë këtyre viteve, janë impenjuar në mbrojtjen e traditave, pasi preokupimi i tyre, është: “ka rrezik që me kalimin e kohës, traditat dhe këngët të humbasin, kështu që po kërkojmë të mbajmë të gjallë historinë tonë me krenari”.

Për punët e rekuperimit të historisë, na tregon edhe presidenti  Paternoster, “kemi bërë disa kërkime të këngëve tradicionale, duke i përshtatur ato me notat muzikore, falë ndihmës së muzikantëve  Gennaro Varlotta dhe Michele Rigillo. Tashmë synojmë të realizojmë një dvd , duke dashur të lemë diçka, që të dëgjohet nga të gjithë.  Në vijim të tregimit të tij, ai thotë se ndër vite, së bashku me vëllain,  Antonio Paternoster, i cili u largua papritmas nga jeta, por që kishte një dashuri të madhe për traditat barileze, kanë bërë edhe një punë kërkimore në rizbulimin e proverbave dhe aforizmave antikë.

Më pas ato janë publikuar dhe ne i propozojmë gjithmonë nëpër evenimente të ndryshme, me qëllimi që të mbajmë gjallë një pjesë të identitetit tonë kulturor.
"Kemi realizuar edhe kostume tipik arbëreshë, të cilët i përdorim gjatë manifestimeve dhe festave të ndryshme”. Ndër manifestimet më të rëndësishme, të propozuara nga Shoqata "Interkultura", është  “Pagëzimi i kukullave ” që zhvillohet çdo vit në stacion e Bariles, ditën e  San Giovanni-t.

Sipas presidentit të shoqatës Intercultura, Giovina Paternoster, evenimenti niset me organizimin e edicionit të ri, i cili nënkupton: “Vajzat e moshës nga 7 deri në 11 vjeç, të veshura me veshje arbëreshe të qepura në mënyrë artizanale nga dora e gjysheve, shoqërohen nga nënat e tyre dhe drejtohen tek stacioni i Bariles.
Vajzat qëndrojnë dy e nga dy pranë një shkalle prej guri dhe mbajnë një kukull të krijuar me lecka, pikërisht për këtë eveniment.
Këto kukulla, janë krijuar duke mbledhur disa panolino për të sapolindurit, rreth bishtit të një piruni të madh prej hekuri, apo alumini.

Koka e kukullës, është e krijuar duke mbledhur disa lecka të mbështjella në një copë të bardhë duke i pikturuar edhe fytyrën, nga ana tjetër.
Kufje të bëra me material leshi, këmisha, bluza të vogla dhe disa elementë të tjerë, që kompletojnë veshjen e kukullave.
Duke e bërë me turne, vajzat e vogla, i vendosin kukullat në tokë, me një lehtësi, si të ishin fëmijë të vërtetë, të sapo lindur.. Më pas i vendosin në shkallën e parë prej guri, duke u hedhur për tre herë rradhazi dhe duke shqiptuar këtë formulë: `Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann so’ battezzate Tutte cummari sime chiamate`.
Më pas, riti përfundon dhe pas ceremonisë, të gjithë festojnë, duke ngrënë biskota tradicionale.
 
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali

Baril, tradhitat aljbëreshe rivivirnjen për pjesë asoçaciunës Intercultura
 
Barili, bashkë me Maskitin, Zhurën, Shën Paljin e Sh’Kostantinin i ruajën tradhitat dhe pjesë asoçaciunës  socio-kulturale Intercultura. Kjo u fondar në vitin 2003 me Giovina Paternoster bashkë me koreografin albanez Robert Lani, mjeshtër balji, për të ruajtur tradhitat të ljashta barilote. Pse Barili ashtu si katundet të tjerë aljbëreshë, është një katund i vogël në malit Vulture e produçirën valj, verë e kështenja. Ky katund u ripopolar më aljbëreshët në vitrat 1478, 1597, 1647. Presëdhenti i asoçaciunës Intercultura, Giovina Paternoster, bashkë me dica gra e me mjeshtrin Robert Lani, çë në Baril fomdarti një skollë bali aljbëreshe, gljatë këtyre viteve u impenjartin shumë për të ruajtur tradhitat, pse preokupaciuna e tyre është: “riskiarnjëm se me motin çë shkon mënd të bjerëm uzanxat e kënkat e duam të mbam gjallë storien tënë”. Në mest fëtigëvet për rekuperarnjëm storien, tha presdhenti Paternoster, “bënjëm dica riçerka për kënkët tradhicionale e i abinarnjëm me nota muzikale me muziçistët Gennaro Varlotta e Michele Rigillo, ni puntarnjëm të realixarnjëm një dvd çë të mënd mbetet e gjithë mënd te gjegjënjem.

Gjatë vjetëvet, thotë ajo bashkë me tim vëlla Antonio Paternoster, çë vdiq aq nani, e çë i doj shumë tradhitat barilote, skoprirtim dhe proverbat e aforizmet antike çë u publikartin e i proponirnjëm ka evendet çë të rivivirnjëm një pjesë ka identitata jonë kulturale. Bënjëm dhe veshje aljbëreshë çë uzarshin te manifestaciunat”. Manifestaciunat më importante të proponirtura ka asoçaciuna Intercultura është dhe ajo tradhicionale  “Pagëzimi i nusëzavet” çë bëhet nga vjet afër staciunës San Giovanni, e pas ca mot, thotë presdhenti, Giovina Paternoster nisim me organixaciunën e ediciunës tjetër, çë qëndron: “Vashat e veshura aljbëresht çë kanë ka 7 njera 11 vjet, bashkë me jëmat e tyre shkonjën me hare ka qaca e staciunës Barilit. Vashat qëndronjën dy e ka dy afër një skalun guri.

Për dy vasha kanë një nusëz konfecionartur aposta për këtë evend. Nusëzit janë bënur me fasha e skutina kreaturash e me një lugë të madhe hekuri o alumini. Koca është një la calotta sferica mbuluar me straça e mbledhur me një strofinaç të bardhë e çehra është e dizenjartur. Mënd të uzaren kufieta leshi, kamiça, llaneta, bavalina e sakuna për kreatura për të kompletartur veshjen e nusëzavet. Një ka një vashat sikur të ishin jëma, puxharin më truall nusëzën-biljë e saltarin tri herë duke kënduar këtë kënkë: Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann so’ battezzate Tutte cummari sime chiamate. Riti fërnon kështu: Pastaj mer la pupattola dhe e puth, e ndrikulla puth vashën-jëmë e pëstaj i jep biljën. Pas çerimonies gjithë festexharnjën tue ngrën biskote.
 
Përktheu në arbërisht: Griselda Doka
 

Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!