Basha 8 pyetje për Ramën: Plan afatgjatë për koronavirusin, duhen lekë, jo kërcënime me gjoba

Basha 8 pyetje për Ramën: Plan afatgjatë për koronavirusin, duhen lekë, jo kërcënime me gjoba

TIRANE-Lulzim Basha vijon që të akuzojë qeverinë për mënyrë se si po e menaxhon situatën e koronavirusit në Shqipëri. Për liderin demokrat duhet të ketë një plan afatgjatë dhe jo masa sot për sot. Gjithashtu, sipas tij, kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Në postimin e tij të gjatë në Facebook, Basha ka disa pyetje për kryeministrin Edi Rama.

"Ne duhet të marrim urgjentisht masa që ti paraprijmë përhapjes së virusit. Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha keshillat e mjekëve. Nga ana tjetër, duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut. Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe nje plan afatgjatë. Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve. Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe.

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t'i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për paketën e internetit falas? Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime. Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur sot pavione shtesë? Cfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?

Këto janë detyrat e qeverisë. Ajo duhet të veprojë tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës. Edhe njëherë nga zemra shpreh #mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë,mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funkisonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira" shkruan Basha. Partia Demokratike kërkoi sot nga qeveria që të marrë tre masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve që janë në frontin e parë në luftën me koronavirusin, por edhe të qytetarëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 15/03/2020 10:13

    Mos I meso te tjeret,kur vet ishe I gabuar shume, cka e si te veprojne,vepro per vete dhe keshilloje vetveten,po te kishe vepruar keshtu,Sot ndoshta do ishe ku duhet te ishe,jashte ketij subjketi ku je.

    Përgjigju
  • Koko: 15/03/2020 00:57

    Basha je dobet... je lajm i fundit ne liste dhe uroj mos jesh fare me lajm... nuk e meriton... ne kete kohe duhet te perqafosh opoziten e bashkosh ekspertet e forcat... ti je njeri qe meret me maskat.... ate qe spo heq dot nga vetja jote.... reflekto nese ke pak dinjitet dhe atdhetarizem...

    Përgjigju
  • dulja: 14/03/2020 22:00

    shko more shk*****te kure te jeshe TI ne qeveri e ta shikojme hajdute i rruges se kombit

    Përgjigju
  • Shqiptar: 14/03/2020 21:28

    Shko bej cicin ti Lulush Bibilush.

    Përgjigju
  • Shqip: 14/03/2020 21:03

    O popull dele zgjohoni na gripi normal vdesin 6000 veta n vit na korona kan vdek 2000 dhe u be nami. Jan lojra kot per t rezuar ekonomin e kines dhe italis sepse kishin firmosur bashkpunim bashk

    Përgjigju
    • Sa keq ka ikur: 15/03/2020 03:28

      Ti i mençuri i atdheut dil bej nje xhiro në Milano pra meqe e paske kuptuar komplotin! Interneti ktu orish ounr qe ju jep ze budallenjve si puna jote. Gripi ze 1 milion dhe vdesin 1000 veta, po zuri 1 milion korona vdesin 34 mije persona! 0.1% me 3.4%

  • Koke krimineli !: 14/03/2020 19:48

    TI je Dorezuar Mandatin Kriminel ! Na je bere me keqe se Au Krimineli Serb Sali Binjaku jote ,,qe akoma Si keni lare hesapet as me Popullin dhe as me Drejtesine..Mbeturine qe fajin e Kane ato qe te lene te Lire dhe akoma ne keqe jepe mendime dhe sugjerime Kriminel.. Zoti te denofte atje ku dhimbjet te jete thelle ne zemer te juaj dhe te te gjithe te dashureve te juaj Kriminel..

    Përgjigju
  • ERP: 14/03/2020 19:25

    Ore shalngjitur propagande ben ti mer bajge. O legena, o te pa nder, o te pa nder. Qe kur qelluan rastet e para te ftoi ne bashkepunim e refuzo. Njeri nuk ka nevoje per propagande ne gazeta por te heni pjese e zgjidhjes. Qelbesire

    Përgjigju
  • ela: 14/03/2020 19:16

    o Zot pse na denon? na dergon tere kohen njerez idiot te lindur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja