Shënimi i viktimave në Italinë, ka sjellë dhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke i kërkuar qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme në pikat kufitare të vendit. Basha bëri thirrje që çdo pikë kufitare të pajise me mjetet dhe personelin e duhur mjekësor për trajtimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme.

'Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm', shkruan Basha në tëitter.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë tha se pas identifikimit të rasteve të reja në Itali dhe shënimit të dy viktimave janë dyfishuar kontrolle dhe personelin mjekësore në çdo pikë doganore, portuale dhe aeroporte. Ministria e Shëndetësisë tha se dhe karantina është gati prej kohësh dhe do të trajtohet si një strukturë spitalore, por pa dhënë detaje se ku është vendosur ajo. Sipas Ministrisë personeli mjekësor është trajnuar për të identifikuar këto raste, ndërsa bën thirrje që personat që shfaqin shenja gripi apo dyshimi, është mirë që ato të telefonojnë në numrin jeshil 127 dhe të mos shfaqen vetë në spitale. Do të jenë vetë mjekët që do të bëjnë shoqërimin e tyre, prandaj kërkohet një vetëkarantim nga qytetarët për të parandaluar çdo përhapje të mundshme.