TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha e quan kryeministrin Edi Rama mashtrues, pas deklaratave të bërë nga ky i fundit se pjesa më e madhe kanë marrë pagën e luftës dhe se të gjithë do marrin atë që meritojnë.

Në një kohë kur ka akuzuar kryeministrin që ka mbyllur shqiptarët edhe pse shifrat janë të ulura, sot që vendi po hapet dalëngadalë, Basha ka qëndruar ndryshim duke thënë se po bëhet me qëllim që të mos paguajë pagën e luftës për njerëzit dhe bizneset. Ai e quan veten zëri i shqiptarëve të braktisur nga Rama, sipas së cilit kryeministri ka vetëm fjalë boshe, por për të realiteti është ndryshe. 

"Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët", tha Basha.