Basha censuron median edhe në ditën e lirisë së medias

Basha censuron median edhe në ditën e lirisë së medias

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot e festoi ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit duke dale përballë gazetarëve. Basha jo vetëm që drejton një parti, në historinë e së cilës janë të njohura përndjekja dhe dhuna ndaj gazetarëve të pavarur, por edhe në ditët tona ajo karakterizohet nga kërcënime, dhunë verbale dhe akte censure ndaj mediave të cilat nuk i kontrollon. Kështu, në vend që të bënte autokritikë, Basha u mor vetëm me kritika ndaj fajeve të qeverisë, përgjegjësia kryesore e së cilës, sipas raportit të fundit të “Reporters Sans Frontieres”, është se ka quajtur “kazan” gazetarët. Në një vend ku ekzistojnë 1.000 portale online (pjesa më e madhe e të cilëve janë pirate), 35 gazeta të përditshme, 55 televizione dhe 100 radio, të flasësh për kërcënim ndaj pluralizmit dhe lirisë së mediave është thjesht qesharake. E megjithatë Basha siguroi se ''Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit".

Asnjëherë nuk ka tepër liri dhe për të ndihmuar shtypin shqiptar ende ka shumë për të bërë. Por, në pritje për t’u bërë kryeministër, pse të mos nisë që tani Lulzim Basha ta tregojë sinqeritetin e tij duke ndërprerë censurën e vendosur ndaj disa mediave? Në fakt, Lulzim Basha e imponon censurën si linjë zyrtare të partisë së tij ndaj mediave që nuk i cilëson “miqësore”. Për shembull, me urdhër të Bashës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë të ndaluar të japin intervista në studiot e Report TV dhe të disa mediave të tjera, që ai nuk i kontrollon. Pra, PD-ja e Bashës ka hartuar një ‘black list’ me mediat që i quan “armike”, pikërisht siç ndodhte në kohërat më të errëta të Sali Berishës. E ku është këtu liria e shtypit, si ''shtylla kryesore e demokracisë'', që Basha premton, madje, ta forcojë kur të bëhet kryeministër? (c.b.)  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 04/05/2019 13:07

    Basha dhe opozita ,kane vetem celsat e kashtes;mundesia e tyre per censur ne media eshte zero .Sigurisht ato media qe e sulmojne apo mbrojne krahun tjeter pa fakte te dukshme ,do ti quaj te pa sakta .Por kyjo eshte vetem nje reagim .Nuk mund te quhet censure ndaj medias ,kur nuk ka asnje mundesi te veprimeve ndaluse apo diskriminuse .Stop peopagandave diskriminuse per cilindo .

    Përgjigju
  • Bregu Besian: 04/05/2019 12:48

    As ma ndien fare per kete lirine e shtypit bla...bla..., borizan i qeverive dhe partive, sahanlepires per ndonje benefic. Ne Shqiperi s'ka media te lire, ka censure padronesh dhe autocensur me padron friken.

    Përgjigju
  • Populli: 03/05/2019 20:38

    Perse e nxirrni ne TV kete halabak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën