Basha del vetë në terren për
organizimin e protestës 'Rama ik!'

Basha del vetë në terren për<br />organizimin e protestës 'Rama ik!'
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi dje turin e takimeve në terren për të mbledhur sa më shumë militant për mitingun e datës 23 maj përpara kryeministrisë. Ditën e djeshme Basha ishte në Elbasan nga ku kërkoi sa më shumë pjesëmarrje të militantëve në tubim të opozitës nën sloganin “Rama ik”.

Takimi
Takimi i djeshëm i Bashës me militantët e PD-së në Elbasan u bë përshkak se të zgjedhurit vendorë e nxorën bllof në protestën e ditës së enjte përpara parlamentit kryetarin e ri. Në tubimin e parë kreu i PD-së ia la në dorë të zgjedhurve vendorë thithjen e sa më shumë personave në miting, gjë e cila çoi në një pjesëmarrje të vogël në protestë. Kësisoj tani ai po del vetë në bazë për të takuar militantët me synimin e vetëm që ti sjellë që të gjithë në Tiranë. Krahas kreut të PD-së edhe deputetët e zonës, së bashku me koordinatorët për zgjedhjet e brendshme në parti, po zhvillojnë takime intensive me anëtarët e bazës për t’i sjellë ata në Tiranë.

Transporti
Rreziku i një dështimi tjetër të protestës së radhës të PD-së ka bërë që kreu i PD-së t’u garantojë militantëve, minimalisht transportin falas. Konkretisht koordinatorët së bashku me deputetët e zonave kanë nisur që tani prenotimin e autobusëve, të cilët do të vijnë në kryeqytet ditën e enjte, pasi rreziku për një dështim të radhës është tepër i madh. Kjo pasi në tubimin e ditës së enjte u parashikua nga ana e kreut të PD-së që minimalisht 3 mijë persona do të dilnin në miting, por ky numër nuk u arrit. Kësisoj tani më ai kërkon që të mbush sheshin përpara kryeministrisë me të njëjtin numër protestuesish që mblodhi në datën 20 shkurt, numër i cili i kalonte 5000 persona.

Qëndrimi
Kreu i Partisë Demokratike akuzoi dje nga Elbasani mazhorancën për implikimin e saj në trafikun e drogës. Ashtu siç bëri dy ditë më parë në Lushnje, Basha theksoi se qytetarët duhet të dalin në protestë kundër qeverisë që sipas tij, po e transformon vendin në kartelin e drogës në mes të Europës. Në vijim të fjalës së tij përpara anëtarëve të PD-së, lideri i ri i partisë theksoi se droga e sekuestruar në vendet fqinje po prish imazhin e Shqipërisë. “Karteli i drogës që po kanos Shqipërinë, e ka kthyer në autostradë të drogës, vetëm në pak ditë u kap një sasi e konsideruar droge në Gjermani, Greqi dhe Italia. Imazhi i vendit është dëmtuar dhe kjo është arsyeja që populli i bashkohet opozitës për të shpëtuar vendin”,- u shpreh Basha.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë