Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar planin sipas tij të Ramës për të vendosur Milva Konomin në krye të Bashkisë së Durrësit, për një aferë korruptive miliona eurosh.
"I kemi parë këto premtime të përsëritura prej 8 vitesh dhe e kemi parë edhe përgjigjjen që ka marrë. Janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Premtimi për heqjen e akcizës është që në 2013.
Sot premtoi që gomari flulturon, i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit dihet se kush është. Shqiptarët nuk i besojnë.
Çfarë masash ke marrë sot për premtimin që i ke dhënë që në mars për infermierët. Premtimet para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vetë, nuk ka shqiptar që t'ia besojë. Një njeri që ka thyer çdo premtim meriton vetëm tallje dhe përbuzje. Shqetësimi im është për shqiptarët që kanë humbur vendin e punës.
Në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë edhe në kohën e tërmetit vidhte para.
Kur e gjithë bota donte që të na ndihmonte, ky e kishte mendjen të bënte afera.
Rama e ka mendjen të bëjë afera. Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën dhe të vjedhin paratë prapë me incineratorët. Këtu e ka mendjen ai, nuk e ka mendjen diku tjetër. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit që i bëra unë, mbetet për t'u parë. Plani është që Milva Ikonomi të dorëhiqet, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3 a e 4 dhe të firmosë shkresën për të çuar të paktën 100 milionë incineratorëve. Gjithçka e Edi Ramës është e lidhur me paratë, për t'ia marrë qytetarëve dhe për t'ia çuar oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e incineratorëve të plehrave", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha: Rama planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
43%
-
Të gabuar
52.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 20715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të
28 Shtator, 19:58
-
‘Merr vulën, jep Salianjin’, Basha pas dënimit të deputetit të PD: Pazar i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje
28 Shtator, 19:11
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25
-
Rama nga SHBA mesazh Iranit: Nuk dorëzojmë muxhahedinët, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë
28 Shtator, 13:49
-
Lufta në Rripin e Gazës, Shqipëria krah Izraelit! Rama: Hamasi xhelati i popullit të vet! Duam lidhje të forta me shtetin hebre! Zgjidhja me dy shtete sjell paqen afatgjatë
28 Shtator, 12:30
-
Rama në New York: Terroristët kanë monumentet e tyre, 11 shtatori, 7 tetori… Por kurrë nuk duhet të kenë fitoret e tyre (Fjalimi i plotë)
28 Shtator, 11:48
-
Revista franceze ‘Soon’, intervistë me bashkëshorten e kryeministrit: Linda Rama ka fuqinë të bindë!
28 Shtator, 08:49
-
Edi Rama: Kosova realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar, s’duhet mbajtur peng nga askush (Fjalimi i plotë në Asamblenë e OKB-së)
28 Shtator, 08:17
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, 'heroin' e ri mbretëria e shpifarakëve ta ngjisë në penxheren e katit të tetë! I përgjigjet Bardhi
27 Shtator, 19:23
-
Tirana në Panelin e OKB-së, Veliaj: Shpërblim për punën e bërë, vijmë me 3 projekte! Vota e diasporës, premtim i mbajtur
27 Shtator, 15:57
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38