TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në qarkun e Lezhës.

Kryedemokrati ishte ditën e sotme në Laç, ku sipas tij kjo qark ka pasur shumë dëmtime, për këtë arsye duhet shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Detyrim, e ka quajtur nga ana tjetër edhe Kryemadhi, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por edhe në Lezhë.

"Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim", shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi