Basha: Fatmir Xhafaj dekonspiroi
aksionin për arrestimin e policëve

Basha: Fatmir Xhafaj dekonspiroi<br />aksionin për arrestimin e policëve<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas një takimi me deputetët e ‘Ligjeve’ të PD te Kryesia e Kuvendit, akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët prej 3 ditësh janë në kërkim.

Basha u shpreh se Xhafaj nuk e arreston ish-drejtorin e policisë së Vlorës, pasi ky i fundit i ka mbrojtur vëllanë, ndërsa paralajmëroi një tjetër skandal qeveritar.

Lobimi në SHBA? Një shashkë e bazuar në mashtrime që nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut.

VIDEO/ Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Dekonspirimi i aksionit për kokat e policisë është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Arsyeja është e qartë, Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që do të luanin rol direkt edhe tek ai për inkriminimin. Drejtori i policisë së Vlorës ka mbrojtur vëllanë e Xhafës për 4 vite.

Si mundet Xhafaj të firmosë një urdhër ndërkombëtar për këta tre koka të korruptuar kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin për ndalimin e vëllait të tij. Emergjencë është lufta kundër krimit dhe de-kriminalizimi i qeverisë. Vetting qeverisë, reformim tërësor Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Por, kjo nuk mund të ndodhë për sa kohë procesi diktohet nga Rama.

Të arrestohet një orë e më parë Saimir Tahiri. Xhafaj po bën gjithçka për të penguar ndalimin dhe ekstradimin e Agron Xhafës në Itali. Duhet të largohet Edi Rama për të nisur pastrimin e kupolës qeveritare nga krimi. PD ka kapacitete që mund të japin kontributin e tyre në një qeveri anti-mafia. Emergjencë është pastrimi, meqë është edhe dita e pastrimit, pastrimi i qeverisë nga krimi” deklaroi ai.

Tre zyrtarët, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila të akuzuar si te perfshire ne dosjen e Habilajve janë larguar nga Shqipëria. Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela është larguar nga Shqipëria nga pika e Rinasit, Gjergji Kohila është larguar nga Mali i Zi, ndërsa ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode nga pika e Kakavijës.

Dy nga ish-zyrtarët e lartë të policisë janë larguar në muajin nëntor, ndërsa njëri prej tyre pak muaj më parë. Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që të jetë fshehur në Panama. 

[gallery]24846[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë