Basha  fiksohet mbas
fotos së Enver Hoxhës

Basha  fiksohet mbas<br />fotos së Enver Hoxhës
TIRANE- Partia Demokratike po polarizon çështjen e fotos së ish-diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë përkujtimore të 29 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar disa dit nga ngjarja e ndodhur, kryetari i PD-së e kishte si kryefjalë këtë çështje në mbledhjen e djeshme të grupit të demokratëve. Që në fillim të mbledhjes Basha akuzoi mazhorancën se po provokon ish-të përndjekurit politik me praninë e fotografisë së Enver Hoxhës.

Basha shtoi më tej në fjalën e tij se Partia Demokratike do të jetë zëri më i zjarrtë për të mbrojtur ish të përndjekurit politik nga kjo ngjarje e ndodhur pak dit më parë duke paralajmëruar protesta. “Indinjata që ka shkaktuar provokimi me foton e tij po kthehet në një zemërim të madh mbarëqytetar prej heshtjes domethënëse që po mbahet nga krerët e shumicës. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krye të këtij zemërimi të ligjshëm”, theksoi Basha.

Buxheti
Mbledhja e grupit të Partisë Demokratike vijoi me një çështje tjetër, atë të buxhetit të vitit 2014. Sipas Lulzim Bashës, qeveria po vonon qëllimisht hartimin e këtij drafti i cili sipas tyre, po rrezikon rënd ekonominë e vendit. Duke akuzuar drejt për drejtë kryeministrin Edi Rama, Basha pohoi se qeveria nuk po harton draftin për arsye që opozita të mos ta shqyrtojë atë. “Justifikimi me rotacionin nuk e mbulon, por e zbulon akoma keq këtë qeveri. Shkaqet e vërteta të vonesës së saj për paraqitjen e buxhetit janë paaftësia dhe papërgjegjshmëria në një anë, kultura e arbitraritetit në anën tjetër.

Nëpërmjet futjes së buxhetit në ngërçin e mungesës së kohës, kryeministri synon dhe shpreson të mos u japë mundësi opozitës dhe qytetarëve të thellohen në përmbajtjen e tij para së të votohet; synon dhe shpreson të shmangë konsultimet tashmë normative me grupet e interesit; synon dhe shpreson të diktojë eksperimentet e tij të rrezikshme dhe krizëndjellëse për ekonominë e vendit. Kjo fshehje e paprecedent dhe e pakuptimtë e kantierit të buxhetimit, u jep vetvetiu besueshmëri disa lajmeve që kanë rrjedhur në media për një paketë fiskale me ide dhe projekte skandaloze, që mbështeten në improvizime dhe në llogari me kalem të trashë, pa asnjë lidhje me ekonominë dhe realitetin e gjallë”, pohoi kreu u PD-së.

Këto akuza të Bashës u përshkallëzuan edhe më tej duke u bazuar në informacionet e publikuara në media, lidhur me kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore që sipas tij, janë një rrezik i madh për ekonominë e vendit. “Duhet të përgatitemi për një ekspertizë profesionale të thellë. Duhet të përgatitemi për një qëndrim politik të qartë, të drejtë e të argumentuar. Duke u nisur nga precedentët e deritanishëm të kësaj qeverie gjatë tre muajve të jetës së saj, por edhe nga lajmet që kanë rrjedhur në media, që i marrim me rezervën e nevojshme, ne shohim me shqetësim të madh që tani se idetë, tezat apo projektet paraprake të qeverisë përfaqësojnë një shmangie të dyfishtë nga premtimet me të cilat kjo qeveri ka ardhur në pushtet”, tha Basha.

Grupi i PD
Mbledhja e grupit të PD-së nisi me një numër të vogël deputetësh pasi 9 deputet të kësaj partie nuk ishin të pranishëm në momentin kur nisi fjalën kryetari Basha. Dy prej deputetëve që munguna ishin Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, ku kjo e fundit nuk ka marr pjesë as një herë as në komisionet parlamentare. Krahas kësaj, këto dy figura të Partisë Demokratike kanë dy mbledhje grupi që nuk paraqiten duke neglizhuar kreun e tyre.

Konkretisht mbledhja e grupit të PD-së nisi me 32 deputet nga 41. Në mesin e fjalës së kryetarit Basha, katër deputete të kësaj partie, Mesila Doda, Albana Vokshi, Albina Deda dhe Voltana Ademi erdhën në mbledhje dhe iu bashkuan kolegëve të tjerë demokrat në tavolinën e grupit të PD-së, ndërsa deputeti Halim Kosova qendroi prapa kamerave pasi vonesa e tij bëri që ta gjente vendin e tij të zënë.

Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja