Basha takim me mbështetës në Vorë: Nuk bëj marrëveshje me Ramën, ai do largohet nga karrigia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Vorë, ku foli për politikat që sipas tij kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqiptarëve. Ai tha se kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve të energjisë, naftës dhe taksave më të larta në rajon. Duke ftuar mbështetësit e Vorës në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, Basha tha se PD ka një program konkret për zhvillimin e vendit i cili parashikon taksa të ulta, nxitje të sipërmarrjes dhe vende të reja pune. “Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja. Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e shehstë 10%, TAP dhe Devolli”, tha kreu demokrat. 

Basha vijoi duke thënë se plani ekonomik që ka ndërmend të shpalosë do të nxjerrë vendin nga kriza, duke theksuar se kur ky plan të vihet në zbatim, do të nisin investimet publike. Ai gjithashtu foli edhe për procesin elektoral në vend i cili sipas tij është bllokuar nga qeverisja aktuale.

“Nesër çdo qindarkë që oligarkët dhe Edi Rama ju ka marrë, do t’i konfiskojmë kudo t’i kenë pasuritë e tyre, brenda apo jashtë Shqipërisë. Këto para do t’i çojmë për uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe energjisë, me investime publike që e kanë katandisur infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore, sociale në ditën e tyre më të zezë. Kam ardhur të zotohem para jush se e kam këtë plan. Procesi politik elektoral është bllokuar. Ne nuk kemi nevojë për një kod ligjor të ri, por për zbatimin e atij ekzistues. Po të zbatohet ky kod sic është sot Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe vetë Edi Rama duhet të ishin prapa hekurave. Kriminelët nuk kapen dhe nuk ndëshkohen. Arrestohen vetëm njerëzit e ndershëm që ngrihen për të drejtat e tyre”, tha Basha. 

Në fund ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit, e cila sipas tij do të jetë një protestë pa fjalime, ku zëri i vetëm që do të dëgjohet do të jetë zëri i tyre. Kreu demokrat deklaroi gjithashtu se nuk do bëjë marrëveshje me Edi Ramën, pasi ky i fundit, sipas tij, do largohet nga drejtimi i vendit. 

“Për të zhbllokuar procesin politik ju ftoj me 16 shkurt në sheshin qendror, të bëjmë atë qe duhet të bëjë një popull për të dalë nga kriza. Në te gjitha senset e tjera ka mbaruar kjo qeverisje. Në protestë nuk do ketë fjalime politike. Zëri i vetëm që do të dëgjohet në protestë do jetë zëri juaj. Nuk do ketë marrëveshje me Edi Ramën, ai do largohet nga karrigia e qeverisjes”. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I funit: 07/02/2019 23:54

    O Lulo, thuji Salës që jan plak mileti që ju ndiqte nëpër protesta... Si i bohet me gjet t tjer?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/02/2019 23:17

    Rama do ike nga karriga por ne ndejse ka lene nje hu te trashe.E Lulush Bibilushi ka frike se i cahet zorra e trash

    Përgjigju
  • Tomas: 06/02/2019 20:22

    Or ky Po lutet kesaj radhe mos I jep ndonje kock Edi , por me cduket I ka ardhur fundi . Vizita ne Kruje ishte spektakel .

    Përgjigju
  • Beni: 06/02/2019 18:13

    Shpejt Basha se po hapen dosjet pastaj te piu e zeza do dorezosh te gjitha Cfare ke vjedhur Burgu eshte shume afer per ty dhe sojin tend .Hollanden harroje

    Përgjigju
  • Populli: 06/02/2019 18:05

    Nxito o Luli se erdhi vetingu do te marri perpara rruga e kombit 21 janari dhe deti do shijosh Byzylyqet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së