Basha flet për librin e tij 99-faqësh: Pse 'Misioni im' është një letër për shqiptarët (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, flet për librin e tij. Ky libër mban titullin "Misioni im" dhe ka 99 faqe. 

"Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftes për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të pa pranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. “O ky vend s’bëhet” se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike) kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat, patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi shoëman ne nuk duhet të bëhemi shoëman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, “Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë”. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision. Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën", tha Basha. 


Lajmi kryesor:

'Misioni im', Basha kopjon Ramën, boton libër në prag të zgjedhjeve parlamentare! Letër të hapur për shqiptarët


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër