Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë një konference për shtyp ku u shfaq përkrah të gjithë aleatëve të tjerë opozitarë, parlajërmoi sot një protestë për largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të qeverisë, që sipas tij drejtohet nga një kupolë mafioze me në krye Edi Ramën.

Basha u bëri thirrje edhe socilistëve dhe tha se mes tyre ka edhe njerëz të ndershëm që mund ta drejtojnë vendin.

Protesta e parlajmëruar nga opozita pritte të zhvillohet të shtunën e ardhshme, më 26 maj.

Opozita e bashkuar, demokratë dhe socialistë, për të larguar pengesë e vetme për qeverinë evropiane, e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti të cdo hallke pushteti të lidhur më kriminelët.

I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.

I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.

Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve.

Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.

Ka nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë as polici i thjeshtë dhe as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për drejtësi të vërtetë dhe jo fallco.

Për drejtësi të barabartë për të gjithë.

Për drejtësi që nuk kursen asnjë politikan.

Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbit ë gjitha ne duam Shqipërinë

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.

Një Shqipëri europiane.

Një Shqipëri ku ka mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri

Që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.

Ndaj ne i ftjmë të gjithë qytetarët të protestojnë për t’i thënë ndal krimit dhe drogës.

Ne mund ta bëjmë këtë gjë.

Ne e kemi bërë këtë gjë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën

Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, ështrë goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialiste ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejne më mirë se Fatmir Xhafaj.

Ndaj ftoj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm Partinë e të cilëve Edi Rama ja u rrëmbeu dhe ja u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto katër vjet se ne jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave.

Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

Kreu i PD Lulzim Basha