Basha: I garantojmë pronarëve kompensim të plotë të pronave! Do i japim fund abuzimit në kurriz të një investimi publik

Basha: I garantojmë pronarëve kompensim të plotë të pronave! Do i japim fund abuzimit në kurriz të një investimi publik

1614501631_basha1.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit për pronat i ka premtuar pronarëve kompensim të plotë të pronave.

Basha tha se do angazhohen të rregullojmë kuadrin ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke i dhënë fund sipas tij abuzimit me pronën në kurriz të një investimi publik dhe në këtë kuadër angazhohemi për rishikimin e ligjit.


“Ne jemi të bindur që drejtësia është në themelin e çdo veprimi të mirëqeverisjes ndaj angazhohemi që të rishikojmë hartën e vlerës së pronës që do të jetë unike për të gjitha rastet e trajtimit të pronës. Ne angazhohemi që në përfundimin e procesit të legalizimit të filluar prej vitesh duke i garantuar pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës, të bëjmë të mundur plotësimin e një prej objektivave të këtij ligji.

Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Sot shqiptarët zotërojnë prona që nuk janë të sigurta. Sot shqiptarët janë në akthin dhe pasigurinë se prona e tyre keqpërdoret nga qeveria e cila ka ndërtuar me vetëdije, me plan një sistem kaotik për qëllime përfitimi të një grupi të vogël njerëzish ortakësh të kryeministrit dhe një grushti pushtetarësh

Ne angazhohemi se do të rregullojmë kuadrin ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke përcaktuar njëherë e mirë kriteret vlerësuese për kompensimin e pronës për investime të tilla publike ne besojmë se do ti jepet fund abuzimit me pronën në kurriz të një investimi publik dhe në këtë kuadër angazhohemi për rishikimin e ligjit përkatës i cili ka hapur të gjitha hapësirat për abuzivizëm në kurriz të pronarëve të ligjshëm dhe zbatimin e të gjitha parimeve kushtetuese dhe detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të Konventës Europian të të Drejtave të Njeriut për shenjtërinë e pronës private”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Pas 25 prillit do hartojmë ligj të ri për pronën! Do krijojmë agjenci ombrellë për zhdukjen e korrupsionit, abuzimet do adresohen në SPAK (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)