TIRANË - "Qytetari dixhital njofton..". Kjo është fraza që vazhdimisht e kemi para në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook, në statuset e shpeshta që ai bën duke denoncuar shkelje të ndryshme të cilat shigjetojnë qeverinë.
 
Por duket se "eskluzivitetin" e informacioneve nga qytetarët liderit historik të së djathtës, ja ka marrë kryedemokrati Basha. Kjo pasi këtë mëngjes kryetari i opozitës Lulzim Basha denoncoi në Facebook një zjarr të qëllimshëm në Laboratorin e Kriminalistikës, për të shkatërruar provat në lidhje me drogën e sekuestruar në operacionet e policisë. Basha tha se e kishte marrë këtë informacion nga një oficer i policisë.
 
"Zjarr ne Laboratorin Shkencor te Policise! Raportohet nga oficere te policise se zjarri eshte i qellimshem dhe ka pasur objektiv shkaterrimin e provave ne lidhje me drogen e konfiskuar ne disa operacione te fundit. Po behen perpjekje per ta fshehur kete akt kriminal", shkroi sot Basha në Facebook.


basha ne facebook

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)