Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama i tha të dalë të tregojë të vërtetën pas akuzave që i janë bërë nga dëshmitarët e masakrave në Kosovë.

Basha ka ndërruar "pllakë" dhe ndërsa thotë se Rama po hedh gënjeshtra ndaj tij, i kërkon që t'u kushtojë vëmendje qytetarëve që po humbin jetën nga COVID.

"Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Rama: Lulëzim dil fol vetë për akuzat që t'i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë! E ke bërë partinë si leckë; Basha: Ti po gënjen, merru me COVID