Kryetari i PD Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels se do të trajtohet si non-grata në Shqipëri. Lideri i PD e akuzon se është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës, sikur e cilëson ai pushtetin, narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës.

Lulzim Basha

Ndërkohë që ditën e sotme opozita kërkoi që ligji të anulohet, pasi sipas tyre ka pasur parregullsi dje në Kuvend me procesin e votimit.