Basha kërkon fitore me humbësa dhe të ricikluar

Basha kërkon fitore me humbësa dhe të ricikluar

Lulzim Basha

Lulzim Basha dje konfiguroi edhe emrat e fundit të qarqeve kryesore në vend. Tashmë ka mbetur vetëm Berati, Gjirokastra dhe Kukësi.

Pra nga 12, 9 qarqe Basha i ka shpallur, dy të fundit ishin dje, Edmond Sapho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër. Asnjë surprizë nuk ka në listat e Lulzim Bashës, të deleguarit nuk janë asnjë e re, që nga Shkodra deri në Vlorë.

Por le t’i analizojmë një nga një!

Helidon Bushati u emërua në Shkodër, ish deputet, kandidat në vitin 2017 u tërhoq pasi Basha atëherë e vendosi në fund të listës. Pas katër vjetësh e ka ngritur më lart. Pra nuk është një kandidaturë e re, por një emër i vjetër i njohur për demokratët. Për më tepër gjatë qeverisjes së PS u bë një zyrtar duke marrë një vend komod të ofruar nga Lulzim Basha. Nuk është risia e Shkodrës, nuk i përket vizionit të së ardhmes, por i përket njeriut që i qëndroi në krah Bashës e tashmë po merr shpërblim.

Po të zbresim më poshtë në Lezhë, ditën e djeshme u konfirmua drejtues qarku Mark Marku. U tentua të shpallej si një intelektual dhe një prurje e re, por në fakt nuk është i tillë. Është njeriu që në studiot televizive ka kërcënuar njerëzit se do i mbyllë gojën apo se do ua futë me bidon kokës.

Profesori i Fakultetit të gazetarisë, një njeri shpesh herë i pakontrollueshëm edhe aty. Ka qenë deputet nga viti 2009 në vitin 2018, më pas doli kundër veprimeve të partisë për të cilën sot thotë se duhen respektuar vendimet e saj ndërsa dje nuk i respektonte as vetë.

Më tej shkojmë në Durrës, ku drejtues politik është vendosur Edi Paloka, ish deputet i këtij qarku në vitin 2017. Atëherë drejtonte Krujën, tashmë mori gjithë qarkun e Durrësit. Nënkryetari i PD në tetë vitë, nënkryetar i grupit parlamentar, ish zëdhënës i PD në kohën e Berishës i ngelur në hije pas Lulzim Bashës për të kapur një mandat.

Shkojmë më poshtë në Fier ku ngelet Enkelejd Alibeaj, humbës në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

Alibeaj ka kandiduar në vitin 2015, në vitin 2017 e tashmë shkon sërish të kandidojë, ka qenë më parë deputet e më pas është larguar. Alibeaj nuk është risi, është një personazh kompleks politik i përfshirë deri diku tek dosja “Babale”, por është provuar që mesa duket nuk ka shpresë për të në Fier.

Më poshtë shkojmë në Vlorë, Bujar Leskaj, nga viti 2005 deri në vitin 2020 ka qenë në pushtet. Deputet, ministër i Berishës më pas kalon në KLSH pas një propozimi nga Bamir Topi një lëvizje më shumë politike e PD sesa një levizje e vetë presidentit.

Lulzim Basha u tha se e vuri kandidat pasi Leskaj ka një shumë të madhe sponsorizimesh, por kjo ngelet për tu verifikuar, tashmë ai është një e vjetër e rikthyer e shpallur si shpresë për Vlorën, por një ekuacion që i dihet e panjohura.

Më tej shkojmë në Korçë ku Lulzim Basha emëroi Edmond Spahon i cili ka qenë për tre mandate deputet i këtij qarku në vitin 2005 dhe më pas në zgjedhjet e tjera në 2009 dhe 2013 deputet liste.

Spaho nga vitin 2013 u bashkua me Lulzim Bashën dhe në ato momente mori dhe nofkën kërmilli pas lëpirjes publike, të turpshme dhe të neveritshme ndaj kreut të PD. Basha e shpërbleu duke e çuar në Durrës për fushatë më Grida Dumën, më pas e coi në 2017 në Elbasan ku sërish humbi. Tani e ka çuar në Korçë, ku ndoshta në fakt mund të ishte ndonjë emër tjetër por alternative e vetme e ngelur ishte Edmond Spaho.  Ky i fundit është pjesë përplasjesh dhe konfliktesh në Korçë gjithësesi një devolli që do tentojë të luftojë ndaj socialistëve.

Ai ka qenë atje në garë dhe rezultatet e arritura nuk kanë qenë të kqija. Të presim dhe të shohim do i kthehet rezultatave të dikurshme në Korçë apo do të jetë si në Elbasan dhe Durrës ku ishte një dështim spektakolar.

Në Elbasan, Lulzim Basha ka vendosur Gazmend Bardhin, sekretarin e përgjithshëm të PD. Një njeri që nga hiçi u emërua gjatë qeverisë teknike si ministër drejtësie. Ka plot skenarë për Gaz Bardhin, njeriun që shpallet si i ndershëm , ka hedhur një firmë gjatë kohës që ka qenë ministër i Drejtësisë, një firmë për një çështje që ka kushtuar jo pak shqiptarëve.

Gaz Bardhi ka shkuar të luajë fort në një zonë ku do të ketë në krah edhe Monika Kryemadhin nga LSI, por përballë socialistët duket se janë më të fortë, një qark ku ata gjithmonë kanë drejtuar. Gaz Bardhi këtë radhë është për të provuar pasi ai nuk ka drejtuar më parë asnjë fushatë elektorale, në vitin 2017 ishte ministër Drejtësie dhe në 2019 opozita nuk hyri në zgjedhje. Ai ka qenë thjesht një zyrtar që ka zëvendësuar Lulzim Bashën kur ai nuk ka qenë në zyra. Me zërin e tij të hollë shpreson se mund tu ngjitë elbasanllinjve të cilët kanë dhe historitë e tyre.

Dje, Lulzim Basha shpalli Xhelal Mziun si drejtues qarku në Dibër, njeriu i shumë lajmeve, me një eksperiencë politke, fitues tre herë në Kamëz në një zonë bastion të PD e cila i është dorëzuar nga Lulzim Basha, socialistëve pas moshyrjes së zgjedhjeve në vitin 2019. Është një import që i bëhet listës, ku të vjetrit në politkë, por që nuk duket se kanë skaduar, priten të kenë energji dhe forcë.

Mziu ka shkuar në Dibër nga Tirana ku prej më shumë se 12 vitesh ka drejtuar bashkinë e Kamzës.
A thua se Peshkopia, Maqellara e Dibra nuk kishin një emër të tyre të rritur në atë qytet, një djalë të ri intelektual apo një qytetar demokaat që mund ta drejtonte atë zonë. Gjthësesi vajtja e Mziut është ndryshe nga rastet e tjera, por edhe ai nuk është një risi, ngelet i vjetër dhe tërësisisht i konsumuar për opinionin publik.

Pra po t’i hedhim një sy të gjithë kandidaturave që Lulzim Basha ka vënë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim nuk shohim asnjë risi, nuk shohim asnjë emër të ri i cili mund të japë shpresë, përjashto këtu Gazmend Bardhin i cili në rast se ngelet shpresa dhe risia e Partisë Demokratike, PD duket se është në rrugë të mbarë, kuptohet drejt fundit.

Por nga ana tjetër mund të theksojmë se disa personazhe janë personazhe të vjetra politike për të cilat Basha ka thënë se nuk do të jenë më, do jenë emra të rinj, njerëz të shkolluar në perëndim, jo me shkollën e komunizmit. Në fakt shumica e tyre që janë, për të mos thënë të gjithë, janë emra të konsumuar , humbës serial si Spaho, Alibeaj, Mark Marku, Helidon Bushati,por kjo tashmë duket se nuk ka rëndësi.

Basha i ka konfiguruar nëpër qarqe dhe pritet vetëm vota e 25 prillit. Nuk jemi shumë larg zgjedhjeve, demokratët kanë filluar fushatën dhe tashmë ngelet për tu parë cili do të jetë rezultati që do të sjellë një ekip i ndërtuar nga Luli me emra të vjetër, me humbës të vjetër dhe me risi Gazmend Bardhin./ CNA

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 19/01/2021 18:11

    Risia me e madhe e PD Gazi bythe q...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot