Korreshi në 'Report Tv': Nuk e njohim ende Berishën kryetar, as Bashën kreun e grupit të PD! Statutin ta regjistrojë në gjykatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetar u grupit parlamentar të PD-së. Sipas Korreshit, Basha duhet të regjistrojë fillimisht statutin e ri në gjykatë, ndërsa shtoi se si kryetar grupi njohin Gazment Bardhin.

‘Regjistro statutin pastaj hajde na fol për prralla me mbret. Kur ta regjistrojë në gjykatë. Unë ju referova rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. E përcakton rregullorja e Kuvendit. Gazment Bardhin e njohim sy kryetar të grupit parlamentar, ndërsa Berishën dhe Bashën si njohim si kryetar. I përkasim grupit parlamentar të PD-së. Parlamenti nuk është shprehur se është Basha. Kryesia dhe kryetari i grupit parlamentar zgjidhet nga vetë kreu i grupit parlamentar. Berisha nuk ka pasur shumicën e deputetëve prandaj se mori dot grupin parlamentar. Vjen ai bën Kuvende, po ta gëzosh Kuvendin!  ’- tha Korreshi.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi u shpreh se ngërçi juridik ka zbehur opozitën e se kjo situatë në PD do të vazhdojë prej ditësh.

‘Më vjen keq që kandidati i PD-së duhet të regjistrohet me Partinë e Lirisë. Është shumë e trishtë, mendoj se nuk ka ndërmend gjykata as t’i shqyrtojë aq ti gjykojë. PD do të vazhdojë me ngërçin jurdik për shumë kohë. Trumbetojmë Reformën në Drejtësi dhe nuk i japim zgjidhje. Vula s’i takon as Bashës as Berishës. Ngërçi procedural ka zbehur opozitën. Berisha kishte gjithë mundësinë ta legjitimonte, por beri një proces që nuk i jep kurrë legjitimitet.’- tha Korreshi.

Nga ana tjetër, kreu i 'Nismës Thurje' Endri Shabani, theksoi se çdo dobësim i opozitës shkon në shkatërrimin e vendit, pasi i lë vend qeverisë të bëjë abuzime.

‘Në trashjen me të madhe të zullumit të kësaj qeverie, opozita shkon dhe zihet për karrige. Çdo lloj lufte e brendshme në opozitë, le kohë për abuzimin e qeverisë. Sali Berisha sipas Gaz Bardhit ka vrarë njerëzit në Gërdec, ndërsa Gaz Bardhi sipas Berishës është përfshirë në vrasjen në Elbasan. Këto qëndrime e dobësojnë opozitën. Çdo dobësim i opozitës shkon në shkatërrimin e vendit.’- tha Shabani.

Më tutje, kreu i ‘Nismës Thurje’ duke folur për Partisë Socialiste tha se edhe ajo është berishizuar.

‘PS është berishizuar. Tani është kthyer në garnizion ushtarak njësoj si PD e Berishës.  Këta vijnë pa bilanc politik! Kishim ministren e Arsimit që nuk e njihte askush!  Nuk janë mbajtur mend për ndonjë kauzë të madhe, ata që janë mbajtur mend janë mbajtur për skandale apo për SPAK.’- tha Shabani.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët