Basha 'kushtëzon' zgjidhjen politike/ Kush duhet liruar e kush duhet futur në burg (VIDEO)

Në një fjalim para kryeministrisë dhe mbështetësve të mbledhur në protestë, kryedemorkati Lulzim Basha tha se beteja e tyre do të vazhdojë jo vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama por derisa të garantohen të gjitha të drejtat si vend evropian. "Kjo do të betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithe Evropa", tha Basha.

Largimi i kreut të qeverisë është i panegociueshëm - tha lideri demorkat. Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve tha Basha, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në median gjermane "Bild" për dosjet hetimore në Shqipëri, 184 dhe 339. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në sit-blerje të votave.

1561144173_basha.jpg

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u distancua nga dhuna ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, Lulzim Basha foli për arrestime të padrejta të personave, (ish-deputetë dhe zyrtarë të bashkive), dhe në asnjë moment nuk i dënoi sulmet që ju bënë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor duke djegur jo vetëm materialet zgjedhore por edhe shkollat ku ato janë vendosur, siç ndodhi në Shkodër.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e krijuar për të qenë në terren më 30 qershor, si vëzhgues thotë zyrtarisht PD - por që pritet të ketë tentativa për të penguar procesin.

"Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e rilindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi", tha Basha.

Mes të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, ku në protestë pati edhe pankarta për lirimin e tij.


Lajmi kryesor:

Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim