Basha largon Muhametin,Ristani në
Këlcyrë kërkon mbështetjen e Fezgës

Basha largon Muhametin,Ristani në<br />Këlcyrë kërkon mbështetjen e Fezgës
Një ditë pasi kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha kërkoi që të largohet nga gara kandidati i së djathtës për bashkinë e Këlcyrës Gentian Muhameti, sekretari i përgjithshëm i selisë Arben Ristani ka mbërritur në Këlcyrë.

Në takimin me strukturat e PD në këtë zonë , zoti Ristani u ka kërkuar strukturave që të mos mbështetet kandidati Muhameti por kandidati i pavarur Bujar Fezga.

Mësohet se në këtë takim zoti Ristani u ka komunikuar strukturave vendimin e kryesinë së madhe të PD dhe të vetë kryetarit Basha që i kërkon KQZ çregjistrimin e kandidatit demokrat por dhe mbështetjen në këtë garë të kandidatit të pavarur.

Në një bisedë telefonike për A1Report kandidati tashmë i përjashtuar nga demokratët nga gara Gentian Muhameti thotë se pret vendimin e KQZ për këtë çështje.

Ndonëse në kërkesën zyrtare nuk përmenden arsyet për çregjistrim burimet të A1Report kanë mësuar se shkak për këtë qëndrim të Kryetarit të PD Basha ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale.

A1Report mëson se në vitin 1997 ai është arrestuar në Leçe të Italisë për shfrytëzim prostitucion, ndërkohë që më vonë është dënuar në Shkallën e parë. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara