Në fotot e mëposhtme, kreu u demokratëve Lulzim Basha shihet teksa ka hequr kostumin e kreut të një force politike dhe ka veshur atë të një dëshmitari të ceremonisë martesore.
Fotot janë publikuar nga vëllai i Bashës, ku Erlindi shfaqet i shoqëruar nga vëllai më i madh teksa lidh kurorë me bashkëshorten e tij.
Erlindi dhe bashkëshortja e tij, Eda Lundra i kanë dhënë kështu një tjetër dimension lidhjes së tyre disa vjeçare duke lidhur kurorë, çast në të cilin nuk mund të mungonte edhe vëllai i madh, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)