Basha mbledh nesër Kryesinë e Këshillin Kombëtar! Kritikët e kryedemokratit ‘fushatë’ në rrethe! Aleati: S’ka prova për masakër
Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani
TIRANË- PD do të mbledhë nesër Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite: diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.
Më pas në orën 19.00 me të njejtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark. Në këtë takim pritet që kryetari i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Mbledhja e nesërme do të shënojë edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje.
Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili kërkon largimin e Bashës dhe reformimin e partisë.
Në mes të "luftës" që ka nisur brenda demokratëve, kritikët e Bashës pjesë e grupimit për PD kanë nisur takimet me bazën e partisë në rrethe. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së PD dhe Këshillit kombëtar ish- presidenti Nishani zbriti në Korçë ku përsëriti kërkesën për largimin e Bashës dhe reformimin e PD. Ndërsa aleati Arjan Starova tha se Basha s’ka prova për masakër zgjedhore.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.6%
-
Jo
29%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1853
Lajme të tjera
-
Mërtiri në Report Tv: Problem, klientelizmi që politika i bën mediave! Diaspora përdoret për vota, SPAK e vetmja opozitë
4 Maj, 13:25
-
Anëtarja e Kryesisë së PD-së: PS dhe Rithemelimi po shpikin mekanizma për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi! Burimi: Partia juaj është OJQ, s'keni vota
3 Maj, 18:28
-
Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur
3 Maj, 11:14
-
"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!
2 Maj, 16:07
-
Duhet të besojmë tek vetja e të forcojmë fitoren e PD
1 Maj, 16:31
-
Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, PD: Kambanë alarmi, Ibrahimaj të dorëhiqet
1 Maj, 13:05
-
Basha mbetet kryetar i PD-së në regjistrin e partive! Gjykata e Tiranës s'pranon kërkesën e Bardhit për çrregjistrim
30 Prill, 12:12
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54