Basha mbyll tubimin, mesazh ndërkombëtarëve: Nuk ka stabilitet pa demokraci, protestat vijojnë

Pas katër orëve marshime rreth Kryeministrisë dhe dhunës te parlamenti, kryetrari i Partisë Demokratike udhëhoqi turmën drejt selisë blu për të mbyllur tubimin. Gjatë fjalës para protestuesve, Lulzim Basha kishte një mesazh në anglisht për ndërkombëtarët. Ai tha se nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri pa demokraci dhe se ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë shqiptarët dhe jo Ramën.

 "Sot më në  panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli. Zotohem para jush se do të marrin përgjegjësi përpara ligjit. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Pa ju, pa zemrat tuaja, Kreshnike, ju o viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë ky vend do të ishte  rreshtuar krah popujve pa liri. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet. Dua ti dërgoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimore. 'Nuk ka stabilitet pa demokraci', Nuk ka stabilitet pa drejtësi, 'Nuk ka stabilitet pa ligj'. Mos dëgjoni Ramën, por zërin e njerëzve dhe të qytetarëve. Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do ta ulim kokën dhe nuk do ta pranojmë ti themi legjitime një qeverie të lidhur me krimin" tha Basha.

Por si do të vijojë më tej aksioni opozitar? Basha nuk dha detaje gjatë fjalimit, ndërsa u kërkoi simpatizantëve që të vijojnë betejën në cdo qytet në mënyrë të përditshme për të larguar Ramën.  "Ne cdo ta vijojmë këtë betejë, në cdo qytet, rrugë, lagje dhe shtëpie deri kur të hapim derën e Europës. Le ta bëjmë protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, duke i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është rruga që do të clirojë ekonominë. Mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Përfundimi është fitorja e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa" përfundoi Basha.  Kjo ishte protesta e pestë e opozitës brenda një muaji.


Lajmi kryesor:

Opozita 4 orë marshime rreth kryeministrisë dhe sulmon Parlamentin (VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja