Kreu i Demokratëve vijon turin  "Fjalën e kanë qytetarët" Këtë herë ai u takua me banorët e fshatit Paçram, nga ku bëri të njëjtën thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”. 

"Nisim me 8 dhjetor përballjen pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Banorët e fshatit Paçram me parashtruan shqetësimet e tyre që nga abuzimet me faturat e energjisë elektrike e deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve. Pavarësisht se jetojnë në kushte të mjerueshme i vetmi shqetësim i shpehur nga qeveria është tu marrë dhe qindarkën e fundit përmes faturave dhe gjobave abuzive të energjisë elektrike"-tha Basha

Sipas kreut Lulzim Basha “nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes”: “T'ia shkurtojmë kohën të keqes, t'ju japim edhe një herë mundësi juve të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni”.

Ja fjala e plotë e Bashës
Nisim me 8 dhjetor përballjen pa kthim për largimin e kësaj qeverie.
Banorët e fshatit Paçram me parashtruan shqetësimet e tyre që nga abuzimet me faturat e energjisë elektrike e deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve. Pavarësisht se jetojnë në kushte të mjerueshme i vetmi shqetësim i shpehur nga qeveria është tu marrë dhe qindarkën e fundit përmes faturave dhe gjobave abuzive të energjisë elektrike.

Banor: Shkova drejt e te KESH-i, më tha ti je gjobit more djalë se e ke konsumimin e energjisë pak. Ça është ajo familje që konsumon kaq pak? Nuk kam energji, hajde verifikoni,- i thashë, por askush nuk na ka dëgjuar.

Banor: Me 30 mijë lek asistencë jam vetë i katërti. Pa punë, pa gjë në botë. 35 mijë lek aforfe muaj për muaj. I thash cfare është kjo se ne skemi drita ve me pa. Kush ka qenë ai që ka shkrujt emrin aty. Zdim gjë më thanë. Më ka shku debia 5 milionë lekë. Jam detyru kam thënë hajde këputi dritat se unë nuk kam mundësi me apliku as me u marr me atë punë. Më mirë rri pa dritë e nuk mund të lë fëmijën pa ngrënë e pa pi.

Banore: Na s’kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm të drejtat tona. Asgjë s’kërkojmë prej askërkujt.

Banor: Janë dëmtu njerëzit me ka 10 milionë, 15, 20. Unë kur shkoj me pagu atje gjej njerëz që i kanë ka 15-20 milionë tanë.

Banor: 4 milionë e 700 i kam pagu unë pasha këtë diell.

Këto lekë që i paguajnë qytetarët për energjinë elektrike, fatura aforfe që i paguajnë OSHE-së, shkojnë të gjitha te carapulët, tek papulët, pra po shkojnë tek Edi Rama. Pse rriten taksat ? Pse rritet borxhi? Që të kenë mundësi me vjedh këta dhe jo me ju përmirësu jetën ju. Ne kamatëvonesat do ti falim që ditën e parë në pushtet.

Një tjetër shqetësim i fermerëve është dhe NIPT-i. Ata thanë se janë të detyruar për të shitur qumështin e një apo dy lopëve që kanë për të siguruar të ardhurat me minimale për familjen, por tani nuk e shesin dot sepse duhet të kenë NIPT-in.

Banor: 80 përqind e popullsisë këtu në fshat jetojnë me nga një lopë. Edhe i ka thanë me hap NIPT-in pas Vitit të Ri nuk e merr qumështin e baxhos pa hap NIPT-in. Për me hap NIPT-in duhet me pagu 600 mijë lekë siguracione. Për me hap NIPT-in për një lopë vetëm këtu ka ba vaki, në qeverinë tonë. Unë kam punu në Greqi, kam kenë në Itali, kam qenë gjithkund. Ça bahet këtu nuk është bë kurrkund.

Banor: Gjatë fushatës elektorale u tha banorëve prodhoni duhan se do ta rregullojmë na. Edhe kur vjen puna shkon e kap një fakir aty me një a dy kile duhan se donë me i çu bukë fëmijëve në shpi. Ndërkohë që gjithë këta që merren me problemet e drogës ikun në drejtim të paditur. Nuk e kuptoj se si është kjo punë. Ky dhjetor është i vonum. Ne na ka ra thika në asht me kohë. Tashi e ka kalu ashtin.

Për këto dhe të gjitha problemet e shkaktuara nga keqqeverisja, abuzimi, arbitrariteti i kësaj qeverie nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T'ia shkurtojmë kohën të keqes, t'ju japim edhe një herë mundësi qytetarëve të zgjedhin me vullnet të lirë qeverinë që meritojnë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)