'Taksa e fitimeve të Luksit', një muaj më parë u vendos nga BE-ja për kompanitë e energjisë

'Taksa e fitimeve të Luksit', një muaj më parë u vendos nga BE-ja për kompanitë e energjisë

Foto ilustruese

Nga Përmeti, Kryeministri Edi Rama foli për një tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë që kanë fitime marramendëse, në një kohë të jashtëzakonshme të përballjes me inflacionin e shkaktuar prej luftës në Ukrainë.

Në fakt, kjo masë është propozuar dhe mbi të është dakordësuar me kohë nga Bashkimi Europian, në kuadër të krizës së çmimeve të energjisë.

Në fundt të muajit shtator Bashkimi Europian ra dokord të vendosë “taksën e papritur” për kompani të caktuara energjetike.

Kjo lloj takse vendoset për ato kompani të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më pare, jo prej investimeve të tyre apo zgjerimit të biznesit, por thjesht dhe vetëm sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar. Pra e njejta kompani, pa kryer asnjë investim shtesë fiton shumëfish vetëm e vetëm prej çmimit të rritur dhe ndaj vendoset kjo taksë.

Ministrat e BE-së vlerësojnë se ata mund të mbledhin 140 miliardë euro (123 miliardë paund) nga taksat për prodhuesit dhe furnizuesit e energjisë elektrike pa gaz, të cilët po arrijjnë fitime më të mëdha se zakonisht nga kërkesa aktuale.

Më konkretisht, plani i BE përfshin një taksë mbi fitimet e tepërta të firmave të karburanteve fosile dhe një taksë mbi të ardhurat e tepërta të bëra nga rritja e kostove të energjisë elektrike. Paratë e mbledhura pritet të shkojnë për familjet dhe bizneset.

E ashtquajtura “taksë e papritur” ose “taksa e fitimeve të luksit” u propozua ndërsa Europa po përgatitet për një dimër të vështirë për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe shtrëngimit të furnizimeve globale të energjisë. Blloku kryesisht po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse, por e ka lënë atë të përpiqet për burime të tjera alternative dhe të shtrenjta.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë