Basha me grupin e PD: Ne jemi në
opozitë dhe duam integrimin në BE

Basha me grupin e PD: Ne jemi në<br />opozitë dhe duam integrimin në BE
TIRANË - Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend, një rezolutë për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo gjë është bërë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar. Basha ka mbledhur grupin e PD-së, para nisjes së seancës së Kuvendit të Shqipërisë, ku do të ketë një mocion me debat për integrimin e vendit.
 
BASHA: SHQIPËRIA E MERITON STATUSIN E VENDIT KANDIDAT
“Seanca e sotme do të jetë për integrimin e vendit dhe hapjes së dritës jeshile që dha KE-ja, disa javë më parë. Shpresojmë në një rezolutë që do të miratohet me votë unanime. Këto janë pjesë e lobimit të PD-së, për integrimin e Shqipërisë. Ne jemi partia që lindi dhe u rrit, është dhe do mbetet partia e ëndërrës europiane. Ne kemi qenë protagonist të çdo hapi domethënës në integrimin e vendit. Me të njëjtin frymëzim dhe pasion po shërbejmë edhe sot në opozitë në funksion të ëndrrës europiane të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ne duam që në këtë fazë që Europa të marrë një mesazh të qartë, nga opozita dhe mazhoranca dhe mesazhi është ky: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, duhet ti jepet statusi”, tha gjatë fjalës së tij Basha.
 
SHQIPËRIA, MË MIRË BRENDA NË BE SE JASHTË SAJ
Sipas tij, kjo kërkesë, “mbështetet në pikëpamjet që ndajmë me shumicën e partnerëve tanë Europianë dhe ky është vendimi më i drejtë dhe më i mirë për të luftuar ato dukuri negative që ushqejnë segmente të ndryshme në BE. Shqipërisë i shërbehet më mirë duke ia hapur derën sesa duke ja mbyllur. Kjo nuk është kërkesë për ti dhënë Shqipërisë atë që nuk meriton”.

“Ne jemi opozita dhe duam që vota të mos shitë-blehet, që institucionet e pavarura të mos dëmtohen, që korrupsioni të mos lufohet me fjalë por me vepra. Ne kërkojmë që BE, të jetë i drejtë. Shqipëria ishte gati për marrjen e statusit që vitin e kaluar dhe PS-ja në opozitë e bllokoi atë duke mos dhënë votën për ligjet. Qeveria e PD-së, përmbushi  edhe një kriter të fundit edhe pse të pashkruar, mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Ne e dorëzuam pushtetin me zgjedhjet e organizuara vetë”, deklaroi kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij, para deputetëve.
 
BASHA: QEVERIA DUHEJ VETËM TË SHKONTE E TË MERRTE STATUSIN NË BRUKSEL
“Qeverisë së Ramës nuk i kishte ngelur veç se të shkonte e të marrte statusin në Bruksel, por sapo erdhi ajo e vuri në dyshim këtë gjë, me veprimet e bëra gjatë qeverisjes së saj. Qeveria Rama i ka habitur dhe skandalizuar miqtë e Shqipërisë me veprimet e saj.

Pavarësisht nga këto në e përsërisim kërkesën tonë, që Shqipëria e meriton dhënien e statusit të vendit kandidat. BE-ja i dha statusin e vendit kandidat Serbisë, edhe pse kishte një opozitë që ishte kundër anëtarësimit. Kur ti vijë dita janë qytetëtarët e Shqipërisë, që do e gjykojnë këtë mazhorancë, aq më tepër sot që vendi ka një opozitë integruese”, tha Basha gjatë falës së tij.
 
BASHA: NJË REZOLUTË PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË
“Grupi ynë do të paraqesë një projekt-rezolutë për këtë çështje të rëndësishme, ku do të kërkojmë bërjen pjesë në BE. Në këtë rezolutë do të rëndisim arritjet e Shqipërisë dhe do të nënvizojmë bindjen tonë se vendi e meriton marrjen e statusit, do tu kërkojmë parlamenteve të BE-së anëtarësimin. Si formulues të rezolutës do të kërkojmë pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve. Për ne integrimi nuk ka qenë çështje partiake, por një çështje kombëtare dhe PD-ja e cilëson veten një pjesë të qenësishme dhe do ti shërbejmë kësa kauze edhe sot në Kuvend”, përfundoi fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha, para deputetëve të grupit parlamentar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli